Flash News

KRYESORE

E quajti ‘kokëvezë’, deputeti i PD i përgjigjet Spiropalit: Kush bën moral... Je e denjë për të bërë filma

Është shoqëruar me tensione dhe debate seanca e sotme parlamentare.

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ndër të tjera e cilësoi ‘kokëvezë’ deputetin e PD, Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë kryeministrin Rama, disa seanca më parë, sipas tij si porosi nga studentët protestues.

Ndërkohë, menjëherë ka replikuar vetë deputeti i PD, duke e ironizuar me frazën e saj lidhur me ngjarjen e Kavajës, kur tha se për përdhunimet e të miturve janë bërë edhe filma.

“Vjen këtu na bën moral, kush? 5 mln eurosh-i i doganës, që nuk na i vidhte as me lezet. Është e denjë për të bërë filma, se si Nafijet i thurnin lavde Skënderbeut, duke krahasuar shefin me Skënderbeun”, shprehet deputeti.

Të fundit