Flash News

KRYESORE

E quajti larvë politike, Taulant Muka paralajmëron Ramën: Pse u nxehe kryeministër? Prit se kam disa të vërteta për të thënë

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka ka reaguar pas akuzave që kryeministri Edi Rama adresoi ndaj tij duke e cilësuar larvë politike.

Muka ka publikuar një foto të komentit që i ka bërë teksa kryeministri ishte duke fol ndërsa i kërkon që të bëjë publike diplomën. Muka paralajmëron se do të bëjë publike, në një moment të dytë, disa të vërteta, siç i quan ai.

“#nxirrdiplomen ju thashë, pse u nxeve kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta! Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyte ju bindem!”, shkruan Muka në rrjetin social Facebook.

Të fundit