Flash News

KRYESORE

E quajti “qyqare” Tahiri i përgjigjet Ramës: Nuk ishe i zoti t'i thoje “jo” homologut serb për ndryshimin e kufijve

E quajti “qyqare” Tahiri i përgjigjet Ramës: Nuk ishe i

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri mbështeti qëndrimin e presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në një reagim në “Twitter”, Rama e konsideroi Tahirin “qyqare”, që i bashkohet grupit të “qyqarëve” të tjerë që mbështesin vendimin e Presidentit Meta.

E pyetur për qëndrimin e Ramës, Tahiri në një lidhje për Ora Newpër kombin shqiptar, për luftën gjeopolitike që po ndodh në dialogun e Brukselit.

Përgjigja për Ramën:

Kryeministri Rama është mjaf i pasun në fjalorin e tij për të bërë reagime dhe nuk e di si e gjen kohën. Në vend që të ulet dhe të mendojë strategjikisht për kombin shqiptar, për luftën gjeopolitike që po ndodh në dialogun e Brukselit. Për të cilin vetë Rama kur ishte në Serbi në 2016 nuk ishte i zoti ti thotë “jo” ndryshimit të kufijve homologut serb. Dhe në këtë lojë u fut dhe Thaçi duke importuar ide serbo ruse në dëm të kombit shqiptar. Sot nuk kemi kohë me u marrë me këmbim fjalësh. Është koha që Rama të ulet të mendojë pse e dominoi këtë kandidat, pse largoi Ditmir Bushatin që mbrojti kufijtë e Kosovës.  Edi Rama s’ka qenë fare në Shqipëri kur ne kemi luftuar përballë armikut, kemi përjetuar gjithë atë gjenocid. Këmbimi i territorit nuk mund të ndodhë sepse janë toka shqiptare.

Të fundit