Flash News

KRYESORE

E quajti raportin pjesë të axhendave të njëanshme politike, Freedom House i tërheq vëmendjen Presidentit Meta

E quajti raportin pjesë të axhendave të njëanshme politike,

Organizata Freedom House ka reaguar në lidhje me komentet e bëra sot nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta rreth raportit të publikuar nga organizata, që thashte se raporti ishte pjesë e axhendave të caktuara politike.

Me kërkesë të Zërit të Amerikës, Drejtorit i Komunikimit në këtë organizatë, Robert Ruby ka thënë se të gjitha palët në Shqipëri duhet ta lexojnë me kujdes raportin duke shtuar se organizata është një institucion jopartiak dhe konkluzionet e saj pasqyrojnë analizat që ajo bën vetë.

“Ne inkurajojmë të gjitha palët ta lexojnë të gjithë raportin, i cili përfshin shqetësime të hollësishme rreth korrupsionit dhe kapjes së shtetit në Shqipëri mes aktorëve të shumtë në sferën politike, rreth përparimit të ngadalshëm në krijimin e institucioneve të nevojshme për luftën kundër korrupsionit dhe rreth një kornize të pamjaftueshme për të siguruar pavarësinë e këtyre institucioneve. Freedom House është një institucion jopartiak dhe konkluzionet e saj pasqyrojnë analizat që ajo bën vetë.”

Në raportin e saj vjetor, organizata thoshte se lufta kundër korrupsionit mori një goditje me zgjedhjen e zotit Meta në krye të vendit me votat e Partisë Socialiste.

Një zëdhënës i zotit Meta shprehu keqardhje, duke thënë se raporti i Freedom House është keqpërdorur “në funksion të axhendave të njëanshme politike në Shqipëri”.

Të fundit