Flash News

KRYESORE

E quan femër fallso, Anna Lika nxehet dhe bën publike komentet me fansin

Anna Lika shpesh herë komenton me fansat, por kësaj radhe ka vendosur që komentet t`i bëjë publike në profilin e saj në Instagram. Nëpërmjet disa postimeve, Anna ka treguar se si i është përgjigjur një prej ndjekësve të saj.

“Ti mund të jesh një ndër femrat më fallso që ka Tirana”, ishte komenti i ndjekësit të saj.

Por ky moment e ka nxehur aktoren, e cila i ka shkruar e revoltuar:

“Po si mund ta thuash këtë kur ti Tiranën e ke parë vetëm në Tv? Po dhe me këtë fytyrë dhe të rrish të më komentosh mua sikur s’bën. Edhe fansa që i dalin jargë nga goja kur më shohin në Tv, edhe duan të bëjnë si të shkathët. Lali mos rri duke u marrë me jetën time por shih e bëj ndonjë gjë për të rregulluar suvanë e shtëpisë.”

Të fundit