Flash News

KRYESORE

E quan me të madhe "gënjeshtare", Khloe mes lotësh përjetoi tradhtinë e Tristan me shoqen e saj

E quan me të madhe "gënjeshtare", Khloe mes lotësh

Tradhtia që Tristan i ka bërë Khloe Kardashian është ndër to më të këijat, që nuk falen kurrë. Për herë të parë (të paktën publikisht) e tradhtoi kur ajo ishte gati për të lindur. Kjo eksperiencë ndikoi në shëndetin e Khloe-s dhe bëri lindje të parakohshme për shkak të gjendjes në të cilen ndodhej.

Më pas, erdhi goditja finale, kur ai e tradhtoi me shoqen më të mirë të familjes Kardashian-Jenner, e cila ishte mikesha  e ngushtë e Kylie-t, motrës së Khloe-s.

E gjithë kjo ka lënë shenjë tek Khloe, e cila në promon e sezonit të 16-të të KUWTK, në një sekuencë  Khloe po shikon diçka në telefonin e saj dhe acarohet shumë, ndërkohë dëgjohet të ulërasë: “Gënjeshtare!”

Sipas “E! News”, Khloe ka qenë atë moment duke parë intervistën e Woods në “Red Table Talk” prej ku ndër të tjera ajo u shpreh se vetëm e ka puthur në buzë Tristan-in dhe se nuk ka qenë e lidhur me të.

Të fundit