Flash News

KRYESORE

E.R-ja e Ramës si L.B-ja e Bashës

Vetëm kollarja dhe spila bëjnë ndryshimin e veshjes së Ramës nga veshja e dy javëve më parë në parlament. Xhaketa e tij e zezë, të cilën e vesh thuajse në çdo event a takim, është kthyer në të preferuarën e kryeministrit.

Po ashtu edhe  karficën në xhepin e majtë, nuk e heq nga xhaketa e tij e preferuar. Kësaj radhe ka shtuar një aksesor tjetër, një spilë që e ka vendosur në jakën e xhaketës. Spila lexon inicialet e kreut të qeverisë E.R, por mënyra se si është ndërthurur mund edhe të duket si L.B, si inicialet e Bashës.

Gjithsesi, ngulmojmë sërish në këshillën e karficës, që duhet të jetë tek kollarja dhe jo tek xhepi, kështu edhe spila do dukej më bukur.

Të fundit