Flash News

KRYESORE

E reja nga Saranda triumfon në zgjedhjet lokale në Itali

38-vjeçarja nga Saranda, Elona Demi në zgjedhjet lokale në Itali ka fituar postin e këshilltares në komunën Sorbola Mezzani në provincën e Parmës, ku kryetar sapo është zgjedhur Nicola Cesari me 69.36% të votave.

Janë gati 13.000 banorë që jetojnë në provincën e Parma-s. Zgjedhjet lokale u zhvilluan më 26 maj, njëkohësisht me zgjedhjet evropiane në rreth 3800 komuna italiane. Shqiptarja Elona Demi jeton prej disa vitesh në këtë komunë.

E lindur në qytetin e Sarandës, ajo është diplomuar në Universitetin e Bolonjës për Juridik e në Universitetin e Parmës për gjuhë të huaja e punon si profesioniste e lirë në fushën e gjuhësisë e përkthimit.

“Jam krenare për origjinën time shqiptare, thotë ajo, bagazhi im kulturor, historik e moral është një vlerë e shtuar në punën time”, është shprehur Demi.

Ndërsa për fitoren e arritur ajo thotë “më kanë zgjedhur për aftësitë e mia e për vullnetin që kam për t’u vënë në dispozicion të komunitetit”.

Ky është një tjetër rast suksesi i shqiptareve  në politikë, jashtë kufijve.

 

Të fundit