Flash News

KRYESORE

E rëndë, makina bie në kanal, vdesin dy persona në aksin Levan-Tepelenë

E rëndë, makina bie në kanal, vdesin dy persona në aksin

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal në fshatin Varibop në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Për pasojë, kanë humbur jetën dy persona, që sipas të dhënave të para mendohet se janë një çift të moshuarish, ende të paidentifikuar.

Dyshohet se automjeti tip ‘Suzuki’ me targë IHZ 1755 ka dalë nga rrugë gjatë natës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policisë

Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit