Flash News

KRYESORE

E rëndë në Fier/ Furgonit të policisë nuk i mbajnë rrotat, të ndaluarin e transportojnë me taksi

Kryeministri Edi Rama e përdor policinë në fushatë si shembullin e zhvillimit që PS-së i ka bërë vendit. Por, pavarësisht investimeve të pretenduara nga Rama, kryesisht në veshje dhe lyerje makinash të policisë në kryeqytet, sapo largohesh pak nga qendra e vendit kupton gjendjen reale të këtij institucioni themeltar të shtetit.

Në redaksinë e Politiko.al kanë mbërritur disa foto nga momenti kur një furgoni të policisë i është prishur rrota. Furgoni mbeti në mes të rrugës dhe efektivët e kishin të pamundur për të vepruar. Situata ishte e rëndë edhe për shkak se në furgonin e policisë ndodhej një ndaluar, të cilin e kanë hipur më pas në taksi.

Një realitet që tregon se 'Policia që duam' nuk është realisht aty ku ne duam të jetë.

Të fundit