Flash News

KRYESORE

E rrahën dhe e hodhën nga makina, vdes në spital 20-vjeçarja shqiptare në Itali

E rrahën dhe e hodhën nga makina, vdes në spital

Nuk u ka mbijetuar dot plagëve të rënda dhe është ndarë nga jeta 20-vjeçarja shqiptare, Anxhela Meçani.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në La Loggia të Torinos në Itali. Sipas mediave italiane, ajo u dhunua dhe më pas u hodh nga makina në ecje.

Anxhela, e cila njihej si punonjëse seksi, u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin “Santa Croce” në Moncalieri, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, e reja nuk mundi të mbijetonte dhe vdiq në orët e vona të natës së mbrëmshme.

Nuk dihet se kush janë autorët dhe shkaqet e vrasjes së saj, ndërsa policia italiane ka nisur hetimet.

Të fundit