Flash News

KRYESORE

E rrallë/ Flet votuesja e vetme e fshatit: Ja përse vendosa të votoj

E rrallë/ Flet votuesja e vetme e fshatit: Ja përse vendosa të

Fshati Ngraçie i Mallakastrës i bojkotoi pasivisht votimet e 30 qershorit... përveç një votuesi.

Personi i vetëm që ka votuar nga 243 votuesit në këtë fshat është një grua.

Në një prononcim për Fax Neës, zonja nga fshati Ngraçie tha se ajo ka ushtruar të drejtën e saj si qytetare dhe se mbi të nuk ka pasur asnjë presion.

“Unë si qytetare e Republikës së Shqipërisë, zgjodha që të votoj, nuk jam në punë në shtet. Shpresoj që të bëhet diçka ndryshe, pasi në fshatin tonë nën udhëheqjen e Kapllanajt nuk ka pasur asnjë investim.

Nuk e di mendimin që kanë pasur banorët e tjerë, por di arsyet e mia se pse votova. Nuk do të votoj në 13 Tetor, pasi zgjedhjet nuk mund të zhbëhen. Nuk jam juriste, ama e di që një gjë e tillë nuk mund të ndodhëm, fëmijët i kam nën moshë, ndërsa burri ndodhet në Greqi. Nuk kam marrë asnjë premtim për vende pune, as ndihmë ekonomike nuk më është dhënë, pavarësisht se pjesa tjetër e fshatit ka përfituar”, tha banorja.

 

Të fundit