Flash News

KRYESORE

 E rrallë, kompania franceze dhe ajo britanike bëhen bashkë për të gjetur vaksinën ndaj COVID-19

 E rrallë, kompania franceze dhe ajo britanike bëhen bashkë

Si kurrë më parë, në një veprim të rrallë, dy nga prodhuesit më të mëdhenj të vaksinave në botë janë bashkuar për të zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19, dhe pritet ta prodhojnë atë në një shkallë masive. Glaxo Smith Kline nga Britania e Madhe dhe Sanofi nga Franca, presin të fillojnë provat klinike mbi vaksinën e tyre në gjysmën e dytë të këtij viti, dhe nëse do të jetë e suksesshme, ata shpresojnë të prodhojnë produktin e tyre gjerësisht në dispozicion deri në gjysmën e dytë të vitit 2021.

"Ndërsa bota përballet me këtë krizë globale të pashembullt të shëndetit, është e qartë se asnjë kompania nuk mund ta prodhojë e vetme”, tha Kryeshefi Ekzekutiv i “Sanofi” Paul Hudson në një deklartë. "Kjo është arsyeja pse Sanofi po vazhdon të plotësojë ekspertizën dhe burimet e saj me bashkëpunëtorët tanë, si GSK, me qëllim krijimin dhe furnizimin e sasive të mjaftueshme të vaksinave që do të ndihmojnë në ndalimin e këtij virusi."

Është një fushë e mbushur me shumë njerëz. Në mbarë botën, dhjetëra ekipe nga universitete dhe kompani përfshirë Johnson & Johnson, Moderna dhe Inovio, po garojnë për të zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19. Të paktën 78 kandidatë janë duke u studiuar në mënyrë aktive, deri në arritjen e gjetjes së vaksinës kundër virusit vdekjeprurës.

Por GSK dhe Sanofi janë duke shpresuar se madhësia e tyre do t'u japë atyre përparësi. Të dy kompanitë thanë se ishin të angazhuara për të bërë një vaksinë që "të jetë e përballueshme për publikun" dhe e arritshme për njerëzit në të gjithë botën./Euronews/

Të fundit