Flash News

KRYESORE

E rrethuar nga fama, Arilena Ara: Nuk mund të dal e pamaskuar

E rrethuar nga fama, Arilena Ara: Nuk mund të dal e pamaskuar

Është në kulmin e saj të karrierës edhe pse e pamenduar, Arilena Ara ende po korr  sukses me këngën “Nëntori”. Prej disa kohësh Arilena Ara po performon jashtë kufijve të Shqipërisë dhe kjo ka bërë që Arilena të kujdeset për daljet e saj, duke u kujdesur që të fshihet nga fansat.

E ftuar në “Lart e poshtë”, Arilena tregoi se do të ketë bashkëpunime me yje botërorë, por pa dhënë emra. Ndërkohë për pyetjen nëse e ka marrë malli për gjërat e thjeshta në jetë, si dalja me miqtë apo shkuarja edhe në ndonjë diskotekë, Ara i përgjigjet kështu:

‘Unë jam aq e çmendur dhe aq e rezervuar sa edhe kur jam jashtë Shqipërie, që jo domosdoshmërish duhet të ruaj veten, të vishem e të maskohem, e bëj. Nuk mund të them që më ka marrë malli, sepse ka momente që festat private i kaloj me miqtë dhe njerëzit që dua, kështu që jeta që bëj është e bukur, sepse është e mbushur me muzikë dhe ja vlen çdo sakrificë.”

Të fundit