Flash News

KRYESORE

E sëmura i gënjen/ Tre anëtarë të stafit mjekësor në spitalin e Beratit futen në karantinë

E sëmura i gënjen/ Tre anëtarë të stafit mjekësor

Një paciente nuk i ka treguar udhëtimin e saj në Itali doktorëve në spitalin e Beratit dhe kjo i ka detyruar këta të fundit të vetkarantinohen.

Sipas asaj që Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat,Edlira Shkëmbi,  Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar mesditën e sotme dhe ato janë një mjeke, një infermier dhe shoferi i ambulancës.

Sipas drejtoreshës sot në mëngjes ata kanë shkuar në një banesë në lagjen “Çlirim”,ku janë njoftuar për një paciente asmatike në gjendje të rëndë. Pasi kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares, stafi mjekësor ka konstatuar se, pacientja ishte e qetë ,nuk kishte shenja klinike të krizës asmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale ishin normale.

Një prej anëtarëve të stafit mjekësor e ka pyetur të sëmurën nëse pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është përgjigjur “Jo”.

Ndërkohë që nga fqinjët e saj mjekja dhe infermieri kanë marrë informacionin se zonja në fjalë ka kishte ardhur nga Italia një javë më parë.

Ky pretendim është konfirmuar edhe nga pacientja pas rikthimit të menjëhershëm të stafit sërish në banesë.

Në këto kushte,është njoftuar menjëherë 127 dhe epidemiologu për marrjen e mostrës së pacientes. Njëkohësisht janë marrë edhe mostrat e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat,që ishin në kontakt me pacienten,të cilët janë vetëizoluar deri në ardhjen e përgjigjes së analizave të tamponëve.

Të fundit