Flash News

KRYESORE

E shfaq rrallë në publik, Blendi Fevziu publikon foto me vajzën e vogël

Blendi Fevziu ka nisur prej ditësh zyrtarisht pushimet dhe këto ditë po i shfrytëzon më së miri edhe për të qëndruar më pranë me familjen e tij.

Së fundmi, moderatori dhe gazetari i njohur ka publikuar një foto me vajzën e tij të vogël, Alis.

Ndërsa shfaqen të veshur të dy me bluzë rozë, babë e bijë duken mjaft të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një park lojërash dhe mes gjelbërimit.

Fevziu edhe këtë herë nuk ka preferuar ta ekspozojë totalisht fytyrën e vogëlushes, të cilën preferon ta mbajë larg publikut.

Të fundit