Flash News

KRYESORE

E shkarkuan nga detyra, reagon Artan Broci: KPK, si komisarët politikë të Kryeministrit, nuk dolën dot nga urdhrat!

E shkarkuan nga detyra, reagon Artan Broci: KPK, si komisarët politikë

Anëtari i Gjykatës Supreme, Artan Broci u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve ditën e sotme. Pas këtij vendimi, Broci në një deklaratë për median u shpreh se të ardhurat e tij janë të ligjshme  dhe nga tatimet.

Ndonëse nuk ishte në sallë në momentin që u mor vendimi për të, Boci për mediat tha: "K.P.K si komisaret politik të kryeministrit nuk dolën dot nga urdhrat politik".

Ai shtoi se nuk e kishte kaluar dot testin e nënshtrimit për çështje të caktuara dhe atë të Kryetarit të Këshillit të Emerimeve në Drejtësi. Më tej reagimin e tij e mbylli duke thënë  se beteja e tij ligjore do të vazhdojë deri në fund.

Të fundit