Flash News

KRYESORE

E shkarkuan nga detyra, Rudina Hajdari i del përkrah Vjosa Osmanit: Si ti kam kaluar në kurriz mërinë e politikës së burrave

E shkarkuan nga detyra, Rudina Hajdari i del përkrah Vjosa Osmanit: Si ti

Deputetja Rudina Hajdari ka përgëzuar kryeparlamentaren e Kosovës Vjosa Osmani për qëndrimin pas shkarkimit si nënkryetare dhe anëtare Kryesie.

Në Facebook, Hajdari shkruan se  edhe ajo vetë e ka kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë.

Postimi i plotë:  

Ju përgëzoj Vjosa R. Osmani për qëndrimet tuaja dinjitoze si një grua me parime të forta.

‪Ju admiroj për kurajon tuaj.

Unë, ashtu si ju sot, e kam kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë.

Por ajo që kam mësuar dhe jam e sigurtë ju e dini shumë mirë është se me rëndësi në politikë është vetëm besnikëria ndaj parimeve dhe elektoratit.

‪Qëndro e fortë dhe ju uroj shumë suksese.

Lexoni edhe:

https://politiko.al/thashe-se-askujt-sdo-ti-punojme-pas-shpine-dhe-ashtu-mbeti-fjalet-e-para-te-vjosa-osmanit-pas-shkarkimit/

Të fundit