Flash News

KRYESORE

E shkuara e errët e objektivit të atentatit në Vlorë, ishte shqiptari më i kërkuar në Greqi

E shkuara e errët e objektivit të atentatit në Vlorë, ishte

Mëngjesin e sotëm, Vlora u ngrit e tronditur për shkak të atentatit me armë zjarri në fshatin Poro ku mbeti i vdekur 22 vjeçari Sotiraq Mëhilli dhe u plagos Eno Mata, 32 vjeç dhe ndodhet rëndë në spital.

Ky i fundit mendohet të ketë qenë edhe objektivi i atentatit, për shkak të të shkuarës së tij të errët dhe kriminale.

Kush është Eno Mata?

32-vjeçari Mata është cilësuar si një nga  shqiptarët më të kërkuar në Greqi. Bëhet fjalë për Aleksandro Matën, të njohur edhe me emrin Eno Mata. 32-vjeçari, i kërkuar për vrasjen e avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos , ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2017 në Athinë, i cili dyshohet se është një nga dy ekzekutuesit e tij.

Po ashtu, në janar të 2018-ës, Eno Mata ka marrë pjesë në grabitjen e një argjendarie në lagjen “Ambelokipi” të Athinës. Ai dhe bashkëpunëtori i tij sulmuan argjendarinë dhe nën kërcënimin e armës morën bizhuteri, si dhe goditi vajzën e pronarit të argjendarisë.

Më pas u arratisën me një makinë që dyshohet se ishte e vjedhur. Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit dhe është identifikuar nga ana e hetuesve grekë.

Në qershor të vitit 2018, Eno Mata kishte marrë pjesë në një tjetër grabitje, ku kishte lënë edhe një shënim për policinë me mbishkrimin “Maradona fluturues” dhe thoshte se nuk është i përfshirë në vrasjen e avokatit Zafeiropoulos.

Të fundit