Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“112 mijë lekë vlen dinjiteti im?”/ Klotilda Bushka, nga lotët e pafajësisë tek statusi ‘e pandehur’

Në muajin shkurt, Klotilda Bushka u shfaq duke ‘lotuar’ në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, teksa tentonte t’i shpëtonte hetimit që SPAK kishte nisur ndaj saj për “pengim të zbulimit të së vërtetës”.
Asokohe, Bushka u deklarua e pafajshme para kolegëve të saj socialistë, gjysma e të cilëve janë në të njëjtat pozita si ajo ose ndoshta edhe më të rënda. Deputetja e Ramës deklaronte me mallëngjim se Ajolën dhe Erionin i kishte miq, e siç duket në këtë status, lipset t’i ndihmonte edhe kur bëhej fjalë për korrupsion e pastrim parash.
“Janë vetëm 112 mijë lekë. Kolegë, kaq vlen dinjiteti im?”. Ishte kjo fraza që përdori Klotilda Bushka, e njëjta që sot, është marrë zyrtarisht e pandehur në dosjen “Veliaj”. Po le të pyesim sot zonjën Bushka: çfarë vlere ka dinjiteti kur pengon punën e drejtësisë?
Intimidim në emër të miqve
Sipas dosjes hetimore të SPAK, Bushka intimidoi Ina Goxhajn, ish-drejtoreshë ekzekutive e Qendrës ‘Byl-A’ dhe njëherazi kushërirë e saj, e cila u thirr për të dëshmuar në SPAK. Ky moment do të vendoste në lëvizje Bushkën e cila e thirri Goxhajn në shtëpinë e prindërve të saj dhe e urdhëroi të mohonte gjithçka gjatë marrjes në pyetje nga SPAK.
Herën e dytë zonja Bushka e ka takuar Ina Goxhajn në një studio avokatie dhe i ka thënë që gjërat duhet të mohoheshin në mënyrë kategorike. Shqetësimi tjetër i Klotilda Bushkës ishte të mos mësohej se adresa e BYL-A ishte shtëpia e saj.
Mirëpo, ndërhyrja e Bushkës nuk ka mjaftuar, derisa Ajola Xoxa i ka sekuetruar telefonin Goxhajt duke i kontrolluar bisedat dhe më pas, i ka dhënë një telefon të ri.
Siç del nga hetimet e SPAK, Ajola Xoxa, avokatët e saj dhe Klotilda Bushka morën vendimin që Ina Goxhaj të mos paraqitej në SPAK. Madje, Bushka i ka kërkuar në mënyrë kategorike të mos e përmendë emrin e Ajola Xoxës dhe as të tregonte se si kishin funksionuar. Ina Goxhaj thotë se i kanë bërë presion gjatë takimit duke i thënë që në momentin që Ajola do të shkonte në deklarim ajo do ta merrte vesh se çfarë kishte thënë Ina.
Nga pafajësia te statusi ‘e pandehur’
Bushka i dha konotacion “morali” mbështetjes që i kishte dhënë Ajolës dhe Veliajt në skemën korruptive që kishin ngritur, për të dalë si ‘viktimë’ e drejtësisë që sipas saj, nuk ia kishte dëgjuar versionin.
“E njoh Ajolën. Erioni është miku im i fëmijërisë, kemi punuar bashkë. Me ta kam përjetuar kalvarin e vuajtjeve muajt e fundit. E kam mbështetur Ajolën si mike dhe kolege, me Erionin për shkak të angazhimeve kam pasur mundësi të flas më rrallë. Pas kontrollit të banesave dhe zyrave të Erionit, disa njerëz janë vënë në dijeni të një shqetësumi, se ata janë intimiduar dhe kërcënuar për t’u marrë dëshmi nën presion”, deklaronte Bushka.
Për të përfocuar imazhin e figurës së pastër politike, Bushka futi në lojë familjen, fëmijët dhe dinjitetin të cilin pretendoi se nuk mund ta shiste për 112 mijë lekë.
“Bashkëshorti im ka një biznes në formën e personit fizik, që ofron shërbime të teknologjisë së informacionit, që prej viti 2006. Dhe i ka faturuar një organizate jofitimprurëse ‘Byla’, për shërbime hostimi, mirëmbajtje, faqe interneti, me një kosto rreth 16 euro në muaj. Faturimi total, për një periudhë disavjeçare arrin në shumën 112 mijë lekë, me faturë fiskale, të paguar në bankë për shërbime të kryera realisht. Të dokumentuara të gjitha, unë i disponoj dokumentet. Janë vetëm 112 mijë lekë. Kolegë, kaq vlen dinjiteti im? Si mund të mendohet një gjë e tillë. Si mund të balancohet kjo me koston e krijuar mbi emrin e dinjitetin tim të ndërtuar në një jetë të tërë. Po me familjarët e mi, prindërit e mi të moshuar, që sot dëgjojnë se vajza është nën hetim. Si t’ua shpjegoj fëmijëve dhe shokëve të tyre. Si t’ua shpjegoj se mamaja është e pafajshme derisa të provohet e kundërta dhe se prezumimi i pafajësisë nuk mund të jetë vetëm footnote në fund të deklaratës”, deklaroi Bushka.
Heshtja përballë sakrifikimit të Veliajt
Dy ditë më parë Rama konfirmoi përfundimisht se shanset pqër rikthimin e Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës janë zero. Ne mbledhjen e fundit që mbajti me deputetët dhe strukturat e bashkisë, kryeministri tha se Tiranës i mungon drejtimi dhe se Veliajn e ka zëvendësuar me deputetët.
“Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet. Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për sa i përket pikërisht për të qëndruar afër dhe për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre”, tha Rama.
Edhe pse e pranishme, Klotilda, mikja e Veliajt, u shfaq e buzëqeshur teksa përshëndetej me kolegët e partisë. Kur vjen puna tek urdhrat e Ramës duket se Klotilda i harron miqtë që dikur, i ndihmoi të fshihnin aferat dhe korrupsionin.
Dikur pyeti “kaq vlen dinjiteti im?”. Sot, përgjigjen nuk e japin më kolegët socialistë me duartrokitje, por SPAK me një status: “e pandehur”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38