Flash News

E SHPJEGUAR

“1500 firma delegatësh, të shprehet çdo anëtar”, ku u referua aksioni politik i Berishës për largimin e Bashës

“1500 firma delegatësh, të shprehet çdo

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e parë të turit me demokratët hodhi dritë mbi aksionin e tij politik për të rrëzuar vendimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha i cili e përjashtoi nga grupi parlamentar.

Berisha sqaroi se nga takimet në të gjitha strukturat e PD në të gjithë vendin, do të kërkojë që të mblidhen 1500 firmat e nevojshme të delegatëve për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, në mënyrë që për përjashtimin e tij nga ana e kryetarit Luzlim Basha, të vendosin forumet.

“Kjo nismë do të ketë ndërgjegjësimin e demokratëve për situatën e krijuar në PD. Do mblidhen firmat e 1500 delegatëve të kuvendit kombëtar dhe pas kësaj do thërrasim forumin më të lartë që është kuvendi kombëtar i partisë.

Ne çdo gjë do ta zgjidhim në mënyrën më demokratike. Do t’i kërkojmë kuvendit kombëtar të vendosë që për vendimin që mori, të shprehet me referendum çdo anëtare dhe anëtar i PD në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Berisha.

Po cilit nen të statutit të PD iu referua Berisha?

Berisha iu referua nenit 43 të statutit të PD, pika 4 në të cilën thuhet se ‘të drejtën për t’i bërë kërkesa dhe propozime Kuvendit Kombëtar, për çështje që janë në kompetencë të tij e kanë Kryetari i Partisë, Këshilli Kombëtar, Kryesia e PDSH-së, ose jo më pak se pesëmbëdhjetë për qind e anëtarëve të Kuvendit me të drejtë vote, të shpërndarë në të paktën pesë Degë të PDSH-së’.

“1500 firma delegatësh, të shprehet çdo

Kështu, nëse Berisha arrin të mbledhë 1500 firma për të thirrjen e Kuvendit Kombëtar, thirrja e një referendumi do të jetë në kompetencën e Kuvendit Kombëtar.

Ndërkohë i pyetur nga të pranishmit, lidhur me lidershipin e partisë, Berisha u shpreh: “Kush do e udhëheqë PD-në do ta përcaktojnë demokratët dhe demokratet me vullnetin e tyre të lire.

Të fundit