Flash News

E SHPJEGUAR

“625 euro në muaj”, A po mashtron Rama me postimin e faturës së emigrantit për dritat në Itali?

“625 euro në muaj”, A po mashtron Rama me postimin e

Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e së martës pjesërisht faturën e energjisë elektrike të një emigranti shqiptar në Itali, sipas të cilit pas rritjes së çmimit, së fundmi i duhet të paguajë një shumë prej 625 euro.

Në postimin e tij, Rama u kujdes që të justifikonte se nuk e publikon të plotë faturën e shqiptarit për t’i ruajtur identitetin, por në fakt mospublikimi i plotë i saj mund të fshehë edhe vërtetësinë e saj.

Pas publikimit të mesazhit, një sërë komentesh vërshuan në adresë të profilit të kryeministrit, shumë prej tyre edhe emigrantë po nga Italia.

Ata e nxorën shpejt zbuluar duke sqaruar se fillimisht, ndryshe nga Shqipëria, në Itali paguhen fatura për dy ose tre muaj njëherësh.

Veç këtij fakti, në faturë duhet të publikonte edhe të dhëna të tjera, nëse klienti në fjalë ka të përfshirë edhe çmimin e gazit, apo kemi të bëjmë me një biznes, që rrjedhimisht ka çmim me të lartë se një familje.

Redon Meksi ka publikuar të plotë një faturë energjie në Itali dhe shihet qartë ndryshimi nga realiteti ‘i zymtë’ që po përpiqet të paraqesë kryeministri Rama para shqiptarëve.

“625 euro në muaj”, A po mashtron Rama me postimin e

Të fundit