Flash News


E SHPJEGUAR

Apeli caktoi gjyqtarët për kërkesën e ‘Rithemelimit’, ç’pritet tani të ndodhë dhe kush do ta drejtojë PD-në?

Apeli caktoi gjyqtarët për kërkesën e

Gjykata e Apelit caktoi me short gjyqtarin që do shqyrtojë kërkesën e Rithemelimit, për të mos pranuar ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj.

Çështja i ra gjyqtares Elona Toro për shqyrtim dhe veç saj trupa gjykuese do përbëhet edhe nga Edlira Petri dhe gjyqtar Genti Shala.

Pas vendimit, reagoi ish kryeministri Sali Berisha, i cili e cilësoi atë antiligjor dhe me ndërhyrje nga Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Su u përshkallëzua konflikti në PD

Konflikti politik brenda Partisë Demokratike mes dy grupeve ka hyrë në një ngërç ligjor pas një vendimi të marrë në 25 mars nga gjykata e shkallës së parë për njohjen e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit, mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit që përbëhet nga deputetë dhe funksionarë të PD, mbështetës të Sali Berishës.

Vendimi i gjykatës u kontestua nga Enkelejd Alibeaj, i cili u shpall kryetar i komanduar i kësaj partie pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Ai e cilësoi vendimin e pazbatueshëm dhe sulmoi gjyqtarin Agron Zhukri duke e akuzuar për shpërdorim detyre duke paralajmëruar kallëzim penal ndaj tij.

Pas vendimit që dha për njohjen e ndryshimeve statutore, Gazment Bardhi dërgoi kërkesë për nisjen e hetimit mbi vendimin e  Gjykatës, në ILD. Ndërkohë edhe ILD iu përgjigj duke thënë se kanë nisur hetimet në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila ka regjistruar ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e 11 Dhjetorit, duke legjitimuar në këtë mënyrë Komisionin e Rithemelimit.

Edhe  Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin e gjykatës që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit në Gjykatën e Apelit Tiranë, por menjëherë iu përgjigj Komisioni i Rithemelimit për Partinë Demokratike. Në një deklaratë zyrtare, PD shkruante se Alibeaj është shkarkuar si Nënkryetar i PD dhe për pasojë nuk plotësonte asnjë kriter legjitim për tu ankuar

Mbetet për t’u parë nëse gjyqtarja Elona Toro njeh ankimimin PD-së për statutin e 11 korrikut dhe të vendosë vendimet e 18 dhjetorit, të cilat përjashtojnë Berishën përfundimisht nga partia dhe të përcaktojë zyrtarisht se kujt i takon drejtimi i PD-së.

Përçarja

Dy Kuvendet e mbajtura në dhjetor zyrtarizuan përçarjen e partisë më të madhe të opozitës, e para parti e krijuar pas rënies së sistemit një-partiak komunist në vitin 1990. Në janar grupi i Berishës organizoi një protestë për marrjen e selisë së partisë duke u përplasur në mënyrë të dhunshme me palën tjetër.

Zgjedhjet e pjesshme lokale treguan se kandidatët e grupit të Berishës arritën të merrnin më shumë vota se kandidatët  zyrtarë të PD-së, një situatë që çoi në presionin e deputetëve ndaj Bashës për dorëheqje nga drejtimi i partisë.  

Të fundit