Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ari i zi/ Sa herë ka luajtur Rama me naftën në Shpirag? Mënyra për të "venitur" skandalet e qeverisë

Përgatiti: Neta Fero
Vazhdon ëndrra se një ditë do të bëhemi të pasur nga nafta që mund të dalë nga Mali i Shpiragut!
Entuziazmi 10-vjeçar i zbulimit të naftës arriti kulmin ditët e fundit, kur kryeministri i vendit, Edi Rama njoftoi se shpimi në Shpirag, ka arritur në 6002 metra në thellësi të tokës, duke prekur një rezervë të madhe nafte.
“Rezerva është aty, në 6002 metra në thellësi të tokës. Është prekur rezerva pas një eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave, si rezultat i formacionit gjeologjik. Ende nuk është cekur uji, që është nën rezervën, çka prezumon që madhësia e rezervës mund të jetë edhe më e madhe. Nuk flasim dot për shifra konkrete.”, tha kryeministri.
Rama u shpreh se nafta e zbuluar në Shpirag është e një cilësie shumë të mirë, e njëjtë me atë që nxirret në Arabinë Saudite.
Duke folur në një konferencë për shtyp, ai tha se përgjigjja përfundimtare për naftën e Shpiragut do të jepet në tetor nga kompania, por shtoi se nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, investimi do të jetë 3-7 miliardë euro.
“Testi do të fillojë në tetor. Po përgatitet njëkohësisht edhe plani i investimit. Gjithë ajo rezervë për tu nxjerrë sipër duhet të hyjë në infrastrukturën përkatëse, për ta transportuar dhe për ta nxjerrë në tregun vendas dhe të huaj. Sipas analizave të bëra në laboratorin e Holandës, nafta e zbuluar në Shpirag është një naftë e të njëjtës cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite. Investimi i parashikuar është 3 miliardë euro dhe projeksioni është që deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, është 7 miliardë euro”, tha Rama.

Por u bënë kaq shumë vite që Rama “ua shet” si fakt të kryer praninë e naftës në Malin e Shpiragut e cila do të nxirret dhe do të përpunohet duke ndihmuar ekonominë e vendit.
Nga të gjitha këto deklarata, e vetmja gjë që është fakt është që një nga gjigantët ndërkombëtarë të naftës, holandezja Shell, është prej vitesh duke shpenzuar dhjetëramilionë dollarë në shpimin e puseve eksploruese në zonën e Shpiragut në Berat, me shpresë se do të gjejë naftë. Njoftimi zyrtar i fundit i Shell për ecurinë e kërkimeve është në 2019-n.
Njoftime të ngjashme me këtë të ditëve të fundit, Rama i ka bërë në vitin 2014, pastaj në 2016-n, në 2019-n, vjet në korrik.
Mirëpo mesa duket Rama po kërkon të gjej një mënyrë për të shmangur skandalet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur brenda “familjes së tij politike”, sikurse ishte skandali i sterilizimit dhe vjedhjen e të dhënave.
Historia e “ naftës” që do i ndryshojë financat Shqipërisë
Në zonën e Shpiragut kërkimet për naftë dhe gaz nisën në fund të viteve '80-të. Mungesa e financimeve nuk lejuan rritje të mëtejshme të prodhimit.
Në fakt, prania e naftës në zonë u zbulua për herë të parë nga një shpim nga kompania Occidental Petroleum në vitin 2001. Pusi i quajtur Shpirag 1 ishte i thellë 5055 metra dhe pavarësisht se u gjet naftë, kompania që e shpoi, e braktisi zonën pasi e gjykoi pa leverdi zhvillimin e saj.
Dymbëdhjetë vjet më vonë, në vitin 2013, një kompani e quajtur Petromanas, shpoi një pus të dytë si dhe bëri teste. Pusi i dytë ishte 5547 metra i thellë dhe nafta e gjetur ishte “e lehtë” pra naftë cilësore, e cila merr çmim më të lartë në tregun ndërkombëtar. Që nga ajo kohë, Shell, e cila bleu interesat e Manas në këtë projekt, ka shpuar edhe puset 3,4 dhe 5.
Kompania në çdo rast thekson se gjetjet e saj janë të karakterit shkencor dhe jo doemos ekonomik. Vlerësimi ekonomik nuk është bërë ende.
Naftë në pusin “Shpiragu 2” / 2013
Kompanitë për kërkimin e naftës dhe gazit "Petromanas" dhe "Royal Dutch Shell PLC", kanë njoftuar në 2013 arritje të rezultateve pozitive për praninë e naftës së lehtë në zonat e kërkimit Shpirag-2 dhe në Bllokun 2-3, në sipërfaqen 3 450 metrash katrorë në rrethin e Beratit.
Sipas njoftimit zyrtar të kompani, operacionet e testimeve filluan në mes të muajit tetor me mbërritjen e gjithë pajisjeve të nevojshme.

Pas stimulimit acid nafta në zonën Shpiragu-2 rrodhi natyrshëm për 24 orë dhe më pas kompania filloi pastrimin e më pas realizoi një testim të zgjatur tre ditor, ku rrodhi naftë në normat 1 500-2 200 naftë fuçi në ditë (ekuivalenti në BOE); 800-1 300 fuçi në ditë (PBD).
"Testimet konfirmuan aftësinë e pusit për rrjedhje të naftës së lehtë të naftës dhe sigurojnë vlefshmërinë e hershme për potenciale në Bllokun 2-3 si dhe investimet e konsiderueshme të realizuar deri tani. Edhe pse rezervat e karbonatit varen nga natyra poroze e rezervuarit, jemi shumë të inkurajuar dhe kemi besim për sasitë e naftës që do të rrjedhin në zonën e parë", është shprehur Glenn McNamara, CEO i "Petromanas".
Ndërsa Edwin Verdonk, zv/president i "Shell Exploration Europe" u shpreh se, rezultatet e Shpirag-2 janë inkurajuese dhe mbështetësin potencialin që ka kjo zonë me naftë.
"Ne jemi optimistë për përpjekjet që do të bëhen vitin e ardhshëm, të cilat do të na ndihmojnë për të vlerësuar plotësisht vëllimet dhe aftësinë e prodhimit të naftës në këtë rezervembajtës".
"Petromanas" dhe "Shell" nisën testet për nxjerrje nafte në zonën naftëmbajtëse Shpiragu -2 në mes të muajit gusht, pasi shpimet kapën thellësinë totale 5. 547 metra në fund të qershorit dhe përfunduan vendosjen e mjeteve për testim në nivelin 350-400 metra. Zbulimet treguan se të dy kompanitë janë shumë afër rezervës të "arit të zi".
Kompania kanadeze "Petromanas Energy" në fund të muajit qershor ndryshoi marrëveshjen me "Shell" për blloqet e naftës 2-3 "Shpiragu 2" në Berat ku "Shell" mori 25 % aksione shtesë, duke arritur në 75 % të tyre. Investimi në këtë bllok kap shumën 70 milionë usd.
Rama në 2016
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se rezerva e naftës dhe gazit është e cilësisë më të mirë në tregun botëror të naftës, kompania prestigjioze SHELL ka sjellë në Shqipëri, sondën më të fuqishme të teknologjisë (vetëm sonda kushton 72 milionë euro) për të nisur punimet për hapjen e puseve.

Në postimin që ka ndarë na Facebook, Rama ka bashkangjitur dhe një hashtag: #QentëLeTëLehinKarvaniEcënPërpara.
Mirëpo po bëjmë kaq shumë vite që nuk kemi parë asnjë ndryshim. Mos ndoshta Karvani është penguar dhe nuk po ecën dot përpara?
Postimi i plotë:
Sot në Shpirag ku pas zbulimit të ri të një rezerve të konsiderueshme nafte dhe gazi të cilësisë më të mirë në tregun botëror të naftës, kompania prestigjioze SHELL ka sjellë në Shqipëri, sondën më të fuqishme të teknologjisë (vetëm sonda kushton 72 milionë euro) për të nisur punimet për hapjen e puseve. Ndërkohë që për shkak të rënies drastike të çmimit të naftës SHELL (të ardhurat vjetore të kompanisë janë 33 herë më të larta se Prodhimi i Brendshëm Kombëtar i vendit tonë), ka ndalur shumë programe investimesh nëpër botë, në Shqipëri jo vetëm po vazhdon investimin, po edhe ka përfunduar draftin e një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare, për të nisur një operacion të ri në nje tjetër bllok nafte.
Shumë e rëndësishme: SHELL ka pranuar një ndryshim themelor në qasje në marrëveshjen e re me qeverinë, që në raport me marrëveshjet e mëparshme siguron ndarjen e më shumë të ardhurave me popullin shqiptar.
Nëse deri dje, buxheti i shtetit s’ka marrë asgjë tjetër përveç rentës dhe me vite e me vite të tëra, kompani të caktuara kanë eksploruar, kanë nxjerrë, kanë shitur dhe kanë pretenduar se nuk janë ende në pikën ku sipas marrëveshjeve duhet t’i paguajnë ndonjë gjë popullit shqiptar, sot, politika e re e qeverisë është një garanci e plotë që çdo marrëveshje me kompanitë e naftës të sigurojë përfitimet e duhura për popullin shqiptar.
#Rilindje
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër
#QentëLeTëLehinKarvaniEcënPërpara
Rama i lumtur për naftën në Shpirag, 2019
Me anë të një postimi në Twitter Kryeministri Rama njoftoi lajmin se kompania SHELL është afër zbulimit të rezervave të mëdha të naftës e gazit në Shpirak.

“Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL?Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte?Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020?”, shkruan Kryeministri.
Kështu që njësoj si vitin e kaluar, njësoj si edhe dy vite më parë, apo dhe 10 vite lajmet me naftë të qeverisë janë për të mbush propagandën e verës .
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38