Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Mogherinit, Boçi në Kuvend: Na e keni tundur për vite me radhë si shembull suksesi

Arrestimi i Mogherinit, Boçi në Kuvend: Na e keni tundur për

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi komentoi arrestimin e Federica Mogherinit, ish-Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe aktualisht rektore e Kolegjit të Evropës, e njohur po ashtu edhe si mikesha e Edi Ramës. 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend pasditen e sot, deputeti tha se arrestimi i një zyrtare të njohur në institucionet europiane si Federica Mogherini përbën një problem për qytetarët.

“Nuk është arrestuar thjesht një zyrtare evropiane, por drejtoresha e Kolegjit Europian, që na e keni tundur për vite me radhë si shembull suksesi, edhe pse ka rrëmbyer tokën e universitetit publik të Tiranës,” deklaroi Boçi.

Boçi akuzoi kryeministrin se është i vetmi në Europë që sulmon haptazi sistemin e drejtësisë “të cilin vetë e ka nxjerrë nga sqetulla e vet”, duke iu referuar hetimeve të SPAK ndaj figurave të larta të mazhorancës. “Ky është shqetësimi bazik i qytetarëve shqiptarë,” theksoi ai.


 

Të fundit