Flash News

E SHPJEGUAR

Beteja për 11 majin/ Rama 'zhduk' njerëzit e Veliajt, i degdis në listë të hapur

Beteja për 11 majin/ Rama 'zhduk' njerëzit e Veliajt, i

Partia Socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama dorëzoi mbrëmë në mesnatë në KQZ listat emërore të 186 kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit.

Lista e socialistëve pati supriza, ndonëse strategjia e përdorur këtë herë nga Rama u paralajmërua pak ditë më parë nga ai vetë. Sipas tij, deputetët me një mandat nuk do të kandidojnë në listën e mbyllur, por do të dalin në betejën elektorale për të mbledhur vetë votat për të siguruar një ulëse në Kuvendin e ardhshëm. 

Ajo që ra në sy është se një numër i madh deputetësh aktualë, u lanë jashtë garës duke i përjashtuar përfundimisht, ndërsa shumë emra të spikatur dhe me kontribute prej vitesh në PS janë në zonë 'rreziku'.

Kështu, bëhet fjalë për emra si Erion Braçe, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, personi që luajti rol në ndryshimin e Kodit të ri Zgjedhor që vota e emigrantëve të numërohet brenda afateve ligjore, Fatmir Xhafaj, ish-ministrja Etilda Gjonaj, Anila Denaj etj. Këto emra ishin renditur në listën e hapur për qarkune  Tiranës, ashtu si nuk mund të mos bjerë në sy edhe një tjetër detaj.

Në listë të hapur mbeten edhe Etjen Xhafaj, Klotilda Bushka, Toni Gogu të cilësuar edhe si 'dora' e kryebashkiakut Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt të këtij viti. 

Kujtojmë se deputetja dhe kryetarja e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka është vendosur nën hetim nga SPAK në kuadër të dosjes korruptive Veliaj-Xoxa. SPAK njoftoi zyrtarisht se deputetja socialiste po hetohen për kryerjen e veprës penale të “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Rama: Pse figurat e PS mbetën jashtë

Gjatë konferencës së përbashkët për media të zhvilluar ditën e sotme krah Komisoneres për zgjerimin në BE, Edi Rama i është përgjigjur disa pyetjeve nga gazetarët në lidhje me radhitjen e emrave në listat për zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur për lënien në listat e hapura emrat si Erion Braçe apo Fatmir Xhafaj, kryeministri Rama është përgjigjur se në listat e mbyllura, janë futur apo persona të cilët nuk do të futeshin dot vetë në Kuvend. Ndërkohë në listat e hapura janë lënë ata persona, të cilët kanë njohjet e tyre dhe mund të marrin vetë votat që ju duhen për tu bërë deputet.

“PS nuk mund të jetë partia e atyre që janë brenda, PS duhet të jetë partia edhe e atyre që janë saj. PS nuk është qëllim, por mjet. Ata që janë brenda dhe kanë kontroll mbi këtë mjet, nuk mund ta përdorin PS-në si mjet për të penguar të tjerët.

Me sistemin që kemi në listat e mbyllura kemi futur njerëz që nuk do futeshin dot në Kuvend, në listat e hapura kemi futur njerëz që kanë njohjet, njerëzit që të marrin votat e tyre”-tha Rama.

Veliaj dyshohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Për të njejta vepra penale, por dhe “Mosdeklarim të pasurisë”, fillimisht nën masë sigurie “arrest shtëpie” e më pas, “detyrim paraqitje”, është vënë dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

 

Të fundit