Flash News

E SHPJEGUAR

Cherie Blair në Tiranë, a ka lidhje me arbitrazhet e humbura të qeverisë Rama me Francesco Becchettin?

Cherie Blair në Tiranë, a ka lidhje me arbitrazhet e humbura të

Bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, Cherie Blair u raportua një ditë më parë se ndodhej në Tiranë.

Lapsi.al shkroi se  ajo ka qenë e shoqëruar nga Endri Fuga, drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama i njohur si një nga njerëzit më të besuar të tij. Madje, gjatë darkimit mes tyre kanë qenë edhe disa zyrtarë të ministrisë së jashtme.

Cherie Blair në Tiranë, a ka lidhje me arbitrazhet e humbura të

As Blair dhe as Fuga nuk kanë dhënë ndonjë detaj mbi këtë takim, por ardhja e saj u konfirmua pasi Cherie gjatë vizitës së saj në Sarandë, ajo la një shënim në restorantin ku ishte ulur.

Cherie Blair në Tiranë, a ka lidhje me arbitrazhet e humbura të

Pak ditë më parë edhe vetë Tony Blair ishte në Shkup ku u prit me nderime nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në një deklaratë pas takimit, Blair i thuri elozhe nismës “Ballkani i hapur” të iniciuar nga Rama, Zaev dhe Vuçiç.

Cherie Blair në Tiranë, a ka lidhje me arbitrazhet e humbura të

Po cila mund të jetë arsyeja e ardhjes së Blerëve në Tiranë?

Tony Blair ka qenë një konsulent i qeverisë së kryeministrit Rama në 2103-ën. Tashmë duket se vendin e tij e ka marrë Cherie që po konsulton qeverinë shqiptare. Cherie drejton prej vitesh një kompani konsulence që shtrihet në fushën e arbitrazheve, një sektor ku qeveria e Ramës po përballet me biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Kujtojmë se dy ditë më parë, MCN publikoi një shkrim ku thuhej se biznesmeni italian ka bllokuar llogaritë e Shqipërisë në Eurocontrol duke konfiskuar miliona euro të ardhura që duhet të vinin në Albcontrol.  

Të fundit