Flash News


E SHPJEGUAR

Dorëheqja e Bashës, kush do ta drejtojë tani Partinë Demokratike

Dorëheqja e Bashës, kush do ta drejtojë tani Partinë

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike . Vendimin, Basha e ka komunikuar në mbledhjen e thirrur me grupin parlamentar, anëtarët e kryesisë si edhe krerët e Partisë Demokratike nëpër rrethe.

Në fjalën e tij, Basha tha se se ka vendosur të bëjë një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët.

Por, pas këtij vendimi, kush do ta marrë tani drejtimin e Partisë Demokratike? Sipas statutit të PD,  nenit 46 me tërheqjen e kryetarit drejtimin e partisë e merr njëri nga nënkryetarët.

Sipas statutit të PD, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri.

Dorëheqja e Bashës, kush do ta drejtojë tani Partinë

Nënkryetarë të PD aktualisht janë Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, ndërsa Grida Duma dhe Agron Gejkmarkaj dhanë dorëheqjen nga posti pas humbjeve të 6 marsit.

Kështu, Bashën e zëvendëson përkohësisht, Alibeaj ose Tabaku.  

Por pas humbjes së zgjedhjeve, ku sigla e PD renditen e 3-ta në 5 nga 6 bashkitë, Basha u përball me kërkesën për dorëheqje, të cilën vendosi ta bëjë sot publike.

 

Të fundit