Flash News

E SHPJEGUAR

Dritë-hijet e ish-ministrit ‘kampion’ dhe odiseja me drejtësinë që nga 2017-ta për trafik droge

Dritë-hijet e ish-ministrit ‘kampion’ dhe odiseja me

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dënoi me 5 vite burgim ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 3 vite e 4 muaj burgim.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Krimeve të rënda, por me ndryshimin që dënimin ai do të duhet ta vuajë në burg dhe jo me shërbim prove, nisur nga “pozita dhe funksioni kushtetues përgjatë kohës së kryer së veprës penale: Përmasën e cënimit të interesave shtetërore; Shtrirjen në kohë dhe hapësirë të veprës penale dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe veprës”.

Dritë-hijet e ish-ministrit ‘kampion’ dhe odiseja me

SPAK kërkoi dënimin e tij me 12 vite burgim, duke ngritur akuza si: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, megjithatë  Apeli i GJKKO e akuzoi atë vetëm për shpërdorim detyre, duke qenë se sipas gjykatës, për shkak të lidhjeve të tij me vellezërit Habilaj, të akuzuar për trafik të sasirave të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, ka favorizuar aktivitetin e tyre kriminal.

Dritë-hijet e ish-ministrit ‘kampion’ dhe odiseja me

Kjo është hera e dytë që çështja ndaj zotit Tahiri trajtohet në Apel, pas një odiseje të gjatë gjyqësore.

“Telenovela” e Tahirit në gjykata nisi në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit. Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë.

Në mars të 2019-ës nisi ndaj tij gjyqi në shkallën e parë dhe në shtator të po atij viti u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjykata rrëzoi akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe e dënoi atë vetëm por shpërdorim detyre.

Në korrik të 2020-ës gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi vendimin e shkallës së parë me argumentin se ish-ministri u dënua për një vepër penale për të cilën nuk ishte hetuar dhe e ktheu çështjen në shkallën e parë. Tahiri e bëri rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar pafajësi.  

Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim.

Dritë-hijet procesit “Tahiri”

Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit, u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor 2019.

Një proces paralel për ta filloi së fundmi edhe në Shqipëri. Ata u arrestuan nga policia Italiane teksa po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Pas arrestimit të tyre filloi edhe çështja penale ndaj ish-ministrit Tahiri në tetor 2017, pasi u gjet se në disa përgjime anëtarët e grupit “Habilaj”, përmendnin emrin e Tahirit dhe aludonin se i kishin blerë dhurata.  

Prokurorët u përballën atëherë me shumicën parlamentare socialiste, e cila refuzoi të jepte leje për arrestimin e Tahirit, ndërsa i lejoi prokurorisë vetëm të drejtën e kontrollit në shtëpinë e ish-ministrit. Megjithatë, kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi prokurorinë për sulm politik ndaj ish-ministrit, e përjashtoi atë nga grupi parlamentar.

Gjashtë muaj pasi kishin filluar hetimet, më 3 maj 2018, Tahiri doli në një konferencë për shtyp dhe dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se donte të përballej me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.

Dritë-hijet e ish-ministrit ‘kampion’ dhe odiseja me

Tahiri zgjodh deputet nga lista e Partisë Socialiste në vitin 2009 dhe u bë Ministër i Brendshëm nën qeverinë e parë “Rama” më 2013. Suksesi i policisë në shkatërrimin e plantacioneve të kanabisit në Lazarat në vitin 2014, i njohur si kryeqyteti i kanabisit për Europën, i dha atij lavde.

Nga kampioni i qeverisë Rama dhe shprehja e famshme për policinë dhe aksionet e saj, shumë shpejt figura e Saimir Tahirit do të përballej me akuza të rënda.

Gjithsesi më 2015,Tahiri u përball me akuza publike si person i përzierë në mënyrë aktive në trafikun e drogës. Dritan Zagani, një ish-oficer policie, pretendoi se Tahiri kishte urdhëruar arrestimin e tij për shkak të hetimeve që ai kishte nisur mbi disa kushërinj të largët dhe mbështetës të Tahirit, të njohur si banda e Habilajve.

Zagani u arratis nga Shqipëria për të kërkuar azil politik në Zvicër, prej nga deklaroi se Tahiri u kishte dhënë trafikantëve makinën e tij private në mënyrë që ata të mos kontrolloheshin nga policia. Një hetim nga prokuroria në atë kohë i gjeti pretendimet e Zaganit të pavërteta.

Dritë-hijet e ish-ministrit ‘kampion’ dhe odiseja me

Tahiri u hoq si Ministër i Brendshëm më 2017, pasi kishte qenë në detyrë për një kohë rekord krahasimisht me paraardhësit, dhe u rizgjodh si deputet pak muaj më vonë. Gjithsesi në tetor 2017, policia italiane arrestoi një nga vëllezërit Habilaj ndërsa përgjimet e tyre nxorën në pah marrëdhënien mes Tahirit dhe bandës kriminale. Pas publikimit të përgjimeve italiane, prokurorët shqiptarë kërkuan nga parlamenti leje për arrestimin e tij, që  u rrëzua nga mazhoranca.

Për dy vjet prokuroria hetoi çështjen. Ajo shtyu disa herë afatet e hetimit, ndërsa vetëm për një periudhë të shkurtër kohore arriti të siguronte nga gjykata një masë arresti shtëpiak për Tahirin, i cili u hetua më pas i lirë edhe pse me akuza mjaft të rënda.  

Të fundit