Flash News

E SHPJEGUAR

E sfiduan në zgjedhjet e 25 prillit, a u bënë Balla dhe Xhafaj ‘kurban’ i Ramës

E sfiduan në zgjedhjet e 25 prillit, a u bënë Balla dhe Xhafaj

Kryeministri Edi Rama shpalli të enjten qeverinë e re të mandatit të tretë dhe ekipin e ri drejtues të socialistëve, ndërsa nuk munguan lëvizjet surprizë.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte jo vetëm mungesa e Taulant Ballës në kabinet siç ishte përfolur, e kjo pasi në zgjedhjet e 25 prillit doli politikani më i votuar duke lënë pas edhe vetë kryetarin e tij, Ramën. Ai grumbulloi 21 604 vota. 

Balla jo vetëm që nuk mori post të ri, por Rama i la atij drejtimin e Grupit Parlamentar të PS, duke i hequr postin e Sekretarit të Përgjithshëm, duke ia besuar Damian Gjiknurit. Ky i fundit e zëvendësoi edhe në Elbasan si drejtues politik, ndërsa Ballën e zhvendos në Fier.

Kryeministri i ftuar mbrëmë në ”Opinion” u pyetur për këtë lëvizje të Taulant Ballës. Sipas Ramës, Balla “kishte shumë ngarkesë”.

Në zgjedhje fiton skuadra dhe individët kanë rolin e tyre. Taulanti ka një detyrë ku ka ngarkesë të madhe ashtu sic duhet bërë gjatë këtij mandati.

Ndarja e dy detyrave ka të bëjë më objektivin e ri për partinë, për transformimin e partive politike. PS është ku e ku me të tjerat dhe në disa aspekte është barazim. Na duhet një sekretariat partie që të jetë non-stop”- tha kryeministri.

Po ashtu, një tjetër emër me peshë në Partinë Socialiste u spostua nga Rama, Fatmir Xhafaj. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit, ishte i vetmi që arriti të thyejë herësin (16 738 vota) dhe të futet në parlament, ndonëse kryetari e pozicionoi në një zonë jo të favorshme në qarkun e Tiranës, duke e renditur të 23-tin.

Nuk dihet me saktësi nëse fatura e të qenurit fitues është parë si sfidë nga Edi Rama e për këtë janë bërë ‘kurbanë’, teksa preferoi të mbajë rreth vetes siç komentohet në media të besuarit dhe të bindurit në 4-vjeçarin e ri.

Të fundit