Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çfarë është MEK? Si u strehuan në Shqipëri dhe lidhja e tyre me sulmet kibernetike

Ditën e sotme MEK ka patur një kontroll nga Policia e Shteti me urdhër të SPAK, teksa dyshimet e para bien mbi aktet terroriste.
Ndërkohë që kontrolli nuk ka qenë aspak i qetë, banorët dhe efektivët e policisë janë përplasur me njëri- tjetrin, duke regjistruar kështu dhjetëra të plagosur dhe një humbje jete.
Deri më tani në një reagim zyrtar të bërë nga Ministria e Brendshme njoftohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda kuadrit ligjor, ndërkohë që mohohet dhe rasti i vdekjes.
Nga ana tjetër, pamjet që vijnë nga brenda kampit dhe qendrës së tyre shëndetësore janë të rënda, ku qindra banorë janë lënduar dhe kanë patur nevojë për ndihmë të menjëhershme mjekësore.
Sipas raportimeve, mësohet se nga kontrolli policia ka sekuestruar 230 kompjuterë dhe serverë që janë dërguar në ekspertim në bazën e hetimit elektronik pranë Prokurorisë së Posaçme.
Sulmet kibernetike që dyshohet se kryheshin në Manzë, kanë pasur si shenjestër vende të Lindjes së Mesme. Megjithatë kjo pritet të provohet nga ekspertiza.
Po ashtu, thuhet se kontrolle janë kryer edhe në një apartament në Tiranë.
Çfarë është MEK?
Organizata opozitare e Iranit (MEK) është strehuar për herë të parë në Shqipëri në vitin 2012, pasi u dëbuan nga Iraku. Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 1960 si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe vepron në emigrim.
Pas mbërritjes së tyre në vendin tonë, disa politikanë të nivelit të lartë të amerikan vizituan Shqipërinë, duke falënderuar Tiranën zyrtare për strehimin e grupit por edhe për qëndrimin e saj anti-Iran.
MEK ishte ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979, i cili rrëzoi regjimin e Shahut.
Pas revolucionit, në Iran u vendos një sistem teokratik islamik nën udhëheqjen e Ajatullah Khoeminit, që hasi kundërshtinë e ashpër të MEK-ut që ishte kundër autokracisë islamike.
Si pasojë, regjimi Iranian filloi persekutimin e anëtarëve të organizatës që detyroi drejtuesit e saj dhe mijëra anëtarë të emigronin.
Si u strehua MEK në Shqipëri?
Anëtarët e organizatës Muxhahedinët Popullorë të Iranit, e cila konsiderohej, deri pak vitesh, organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, respektivisht deri më 2008 dhe 2009, përfshirë edhe vetë SHBA-të deri në vitin 2012.
Vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri daton në vitin 2012, kur qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Sali Berisha pranoi kërkesën e qeverisë amerikane për të pritur rreth 210 muxhahedinë të MEK.
Qeveria amerikane duhej t’i shpërngulte nga baza e saj ushtarake në Irak, pas tërheqjes nga ky vend. Më tej, në 2014-ën, qeveria me kryeministër Edi Ramën, pranoi strehimin e qindra muxhahedinëve të tjerë, të cilët kanë mbërritur në vazhdimësi që atëherë në grupe të ndryshme.
Më shkurt 2016 në Shqipëri mbërritën, nga kampi i tyre në Irak, 22 muxhahedinë, duke e çuar numrin total të muxhahedinëve të strehuar në vendin tonë në rreth 750. Por gjithsej në Shqipëri deri më tani janë strehuar në Shqipëri 3000 muxhahedinë.
Çfarë e lidh Homeland Justice me MEK dhe sulmet kibernetike
Vitin e kaluar Shqipëria është përballur me një sulm kibernetik, i cili gjunjëzoi komplet shtetin shqiptarë. Sulmi ka ardhur nga Humeland Justice, organizatë e mbështetur nga Irani.
Fillimisht janë sulmuar të gjitha sistemet me të dhënat e qytetarëve në vend, duke nisur nga aplikacioni e-Albania, ku ndodhen çdo rekord i qytetarëve që nga dokumentet mjekësore, të dhënat civile e deri çdo informacion sensitiv i shtetit shqiptarë.
Po ashtu sulmi kibernetik vazhdoi duke bllokuar sistemin TIMS dhe deri te të dhënat e AKSH-it. Sipas informacioneve dhe të dhënave nga organizatat botërore si dhe DASH-i, dolën në përfundimin që ky sulm është bërë nga Irani.
Pas kësaj, qeveria shqiptare mori vendimin për të larguar komplet ambasadën dhe punonjësit iranian nga Shqipëria.

Historiku i muxhahedinëve iranianë dhe fati i tyre politik
MEK, Muxhahedinët e Popullit Iranian, janë një komunitet burrash dhe grash pak të njohur për pjesën më të madhe të njerëzve sot. Ata janë pjesa e popullsisë së Iranit, të cilët që nga viti 1979 janë në opozitë me regjimin iranian, ku nga viti 1979 dhe largimit pas një grushti shteti të bërë ndaj Shahut Mohamed Riza Palavia, i cili u detyrua që të lërë pushtetin në Prill të 1979 dhe të largohet nga Irani si pasojë e grushtit të shtetit dhe një sërë revoltash.
Në vend (Iran) u instalua regjimi i ri ai i Republikës Islamike Iraniane, regjimi i parë në botë që ka të sanksionuar në Kushtetutë besimin fetar. Largimi i Mohamed Riza Palavisë dhe instalimi i Republikës Islamike solli dhe kundërshtarët e parë të saj dhe kjo është fillesa e Muxhahedinë Iranianë.
Besnikë nga Mohamed Riza Palavisë ata nuk iu bashkuan kurrë idesë së një vendi Islamik, përkundrazi ata ishin myslimanë sunitë liberalë, pikëpamjet e të cilëve binin ndesh me regjimin e ri të instaluar Shiit.
Ata fillimisht kanë ndërmarrë shumë akte sulmesh ndaj regjimit Islamik në Iran, ku ndër ta më i suksesshmet qe aksioni në Teheran pak kohë pas instalimit të regjimit Islamik të Ajatollahëve, të cilët gjatë një sulmi ndaj autoriteteve arritën t'u merrnin forcave shtetërore një sasi të madhe armatimi si tanke, dy helikopterë dhe municione të ndryshme në sasi të mëdha.
Gjatë konfliktit Iran-Irak, i cili filloi në 22 shtator të 1980 ata u rreshtuan përkrah forcave irakiane dhe patën një mbështetje të madhe nga ana e ish-diktatorit të Irakut, Sadam Husein, në luftën që ky i fundit ndërmori kundra Republikës Islamike të Iranit. Duhet theksuar se Husein për shkak të përkatësisë fetare të tij, asaj të të qenit një mysliman Suni, bëri që t'u jepte shumë mbështetje muxhahedinëve iranianë. Pas mbarimit të luftës midis Iranit dhe Irakut, të gjithë anëtarët e muxhahedinëve të Popullit Iranian u vendosën në Irak dhe u morën në mbrojtje nga regjimi i Sadamit.
Për shkak të akteve që kishin ndërmarrë gjatë kësaj periudhe ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe rreshtimi në krah të Sadam Hyseinit gjatë konfliktit midis këtyre dy vendeve ata u shpallën me kërkesë të SHBA-së nga OKB-ja organizatë terroriste si dhe këtë vendim e morën dhe një sërë organizatash të tjera si Këshilli i Europës e të tjera të ngjashme.
Edhe pse kanë qenë vetë Shtetet e Bashkuara të cilat njëherë i kanë futur në listën e zezë të organizatave terroriste dhe njëherë i kanë nxjerrë nga ajo listë famëkeqe, këta muxhahedinë sot kërkojnë që këta luftëtarë të jetojnë të sigurtë.
Kampet ku këta luftëtarë të brezit të dytë jetojnë aktualisht, në Ashraf dhe Liberti, janë të rrezikuar të zbulohen nga shërbimet iraniane, të cilët duan t'i sulmojnë dhe të mos lejojnë që këta luftëtarë të zhvendosen në zona të reja dhe të largëta nga Irani. Edhe pse në një shtrirje gjeografike jo të largët për këto dy shtete, Iran-Irak, Iranianët e kanë patur të vështirë të arrijnë në këto kampe falë aftësisë së Muxhahedinëve në përdorimin e armëve dhe mbrojtjes.
Megjithëse jemi larg vitit 1979 dhe luftës Iran-Irak, Muxhahedinët e popullit Iranian do të vazhdojnë të ekzistojnë jo vetëm sepse ata janë gjallë dhe janë realitet për botën, por mbi të gjitha sepse ata ende u duhen të gjithë atyre që megjithëse nuk kanë asnjë lidhje më kauzën e tyre, janë dhe e quajnë veten si kundërshtarë të regjimit aktual iranian. Megjithëse shumë larg nga prilli i 1979 dhe ndryshimit të politikave gjeo-strategjike si të SHBA-së ashtu edhe të vendeve të tjera, përfshirë këtu edhe vende të botës Arabe, muxhahedinët sot i duhen dikujt që mbase nuk është Sadam Huseini apo ndonjë regjim i ngjashëm me të tijin, por që në thelb ky numër muxhahedinësh dhe kauza e tyre do t'u nevojitet gjithnjë për t'ia kundërvënë asaj që sot quhet Republika Islamike e Iranit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38