Flash News

E SHPJEGUAR

Fituan zgjedhjet, por nuk do t’i shohim në Kuvend. Katër deputetët që hoqën dorë nga mandati pa nisur legjislatura e re

Fituan zgjedhjet, por nuk do t’i shohim në Kuvend. Katër

Ndonëse u renditën ndër emrat fitues të listës së zgjedhjeve të 25 prillit, katër deputetë kanë hequr dorë nga mandati ende pa nisur zyrtarisht legjislatura e re.

I pari që dha dorëheqjen ishte kreu i PSD, Tom Doshi.

Për shkak të kriterit të integritetit në politikë, Tom Doshi, PSD dha dorëheqje nga mandati menjëherë pas rizgjedhjes së tij.

Deputeti Gledis Çeliku i PSD refuzoi në maj 2021 formularin e dekriminalizimit, duke sjellë më pas humbjen e mandatit parlamentar pas dorëheqjes së Doshit. I njëjti deputet është rizgjedhur edhe në legjislaturën e re dhe pritet të shihet nëse në shtator do të pranojë mandatin parlamentar.

Në 12 qershor dha dorëheqje nga politika dhe jeta parlamentare edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi (PS).

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës në prani të ministrave largimin e Najada Çomos pasi kishte dorëzuar mandatin e deputetes, pa shkelur asnjë ditë në Kuvendin e ri.

Shkak sipas Ramës është bërë situata e përkeqësuar nga pandemia për shkak të pranisë së variantit Delta të Covid-19.

Po ashtu, në kahun tjetër, atë opozitar, një ditë më parë hoqi dorë nga mandati edhe Mark Marku.

Kujtojmë se Marku është një nga kritikët e kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me strategjitë e përdorura. Mesa duket këto kritika nuk kanë marrë zgjidhje në PD dhe kështu Marku ka zgjedhur të dorëzojë mandatin e tij të deputetit.

Gjatë muajve korrik-gusht janë rritur zërat kritikë që mbështesin kërkesën amerikane për largimin nga parlamenti edhe të deputetit Sali Berisha (PD), i përfshirë në listën e zezë amerikane. PD nuk ka ende një vendim zyrtar, ndërkohë që Berisha vazhdimisht ka bërë të qartë se mbetet aktiv edhe në legjislaturën e re. PD pritet të marrë një vendim përpara nisjes së legjislaturës së re dhe pas zgjedhjes së kryesisë dhe sekretariatit të ri.

Të fundit