Flash News

E SHPJEGUAR

Formulari/ “Nuk diskutoj vendimet e SHBA”, Basha me qëndrime kontradiktore për thirrjen e Kuvendit Kombëtar

Formulari/ “Nuk diskutoj vendimet e SHBA”, Basha me qëndrime

Është zbardhur sot formulari që i është shpërndarë anëtarëve, për të konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin e 18 dhjetorit i thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Ajo që bie në sy është fakti se në krye të këtij formulari thuhet se fokus i diskutimit në Kuvend është situata e krijuar pas shpalljes së ish kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’ nga SHBA.

"Pasi mora dijeni zyrtarisht për vendimin nr.13.9 Prot. datë 15.11.2021 të Kryesisë së Partisë që nisur nga situata e krijuar nga Partinë Demokratike pas shpalljes nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person 'Non Grata' të z.Sali Berisha dhe dëmtimin të interesave politike të Partisë Demokratike në lidhje me marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast të mos marrjes së masave që kërkoheshin nga kjo situatë, Kryesia e Partisë ka vendosur: Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ditën e shtunë, me datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00, në Pallatin e  Kongreseve…”.

Formulari/ “Nuk diskutoj vendimet e SHBA”, Basha me qëndrime

Por, çfarë deklaronte Basha vetëm pak javë më parë kur pyetej nga vetë demokratët apo edhe gazetarët lidhur me kërkesën për mbajtjen e Kuvendit KOmbëtar të kërkuar nga Berisha pasi u përjashtua nga Basha nga grupi parlamentar i PD.

Në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha kishte nisur mbledhjen e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i PD Lulzim Basha deklaroi i prerë se për sa kohë të jeta ai kryetar, shpallja non-grata e Berishës nuk do hidhet me votë në asnjë forum të selisë blu.

Deklaratat e Bashës erdhën gjatë një mbledhjeje të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike teksa theksonte se nuk do lejojë asnjë akt që do çojë në izolimin e partisë nga SHBA, pasi sipas tij kjo do të përkthehej në vdekje të saj.

Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të partisë demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur  të jem unë i godituri i këtyre vendimeve”, deklaronte Basha, ndërsa disa javë më vonë thirri vetë Kuvendin Kombëtar të PD në 18 dhjetor, shtatë ditë pas atij të thirrur nga Sali Berisha, ish lideri i demokratëve.

Kështu, Basha shfaqet me dy qëndrime të ndryshme dhe me këtë formular kundërshton deklaratat e veta, të jo më larg se pak javëve më parë.

Të fundit