Flash News

E SHPJEGUAR

Gjyqtari që i riktheu Berishës masën e sigurisë është nipi prokurorit të komunizmit, shkeli Kodin e Procedurës Penale

Gjyqtari që i riktheu Berishës masën e sigurisë

Apeli i GJKKO ka rikthyer në nisje të vitit 2025 masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për kreun e PD, Sali Berisha, në hetim për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi vendosi ndaj Berishës masën 'detyrim paraqitjeje' dy herë në muaj para SPAK.

Por, kush është gjyqtari Engert Pëllumbi?

Pëllumbi është nipi i Bujar Himcit, një nga prokurorët e komunizmit, i cili po ashtu u emerua zv.ministër i Brendshëm i Partisë Socialiste.

Në videon e mëposhtme, Himci shfaqet duke sulmuar Berishën në një konferencë të tij në nëntor të vitit 2000. 


Himçi nuk u shqua si një figurë e pastër në politikë pasi u gjet fajtor dhe u dënua për falsifikim dokumentacioni në tenderin e pasaportave. 

Kështu, sipas Kodit të Procedurës Penale, në kushte të tilla, nipi i tij, Pëllumbi duhet të kishte dhënë dorëheqjen pasi të kishte deklaruar se ka lidhje fisnore me Bujar Himcin. 

Gjyqtari Pëllumbi dukshëm shkeli pikën 'ç' e cila parashikon se "kur ekzistojnë marrëveshje ndërmjet tij, bashkëshortit ose ndonjë të afërmit të tij me të pandehurin ose njërën prej palëve private". 

Gjyqtari që i riktheu Berishës masën e sigurisë

 

 

Të fundit