Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Hakmarrja’ e Lulzim Bashës/ Cilët janë demokratët 'e ndëshkuar'

Teksa Lulzim Basha njoftoi nga selia blu përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ky i fundit nuk vonoi shumë t’i kundërpërgjigjej kryedemokratit. Ish-lideri demokrat u shpreh hapur për një reformim të PD-së, kur nisi takimin e parë të ‘Foltores’ me demokratët e Tiranës.
Përjashtimi i Berishës krijoi dy kampe në selinë blu: kampin pro Berisha dhe kampin pro Basha. Të dyja palët qëndrojnë përballë njëra-tjetrës, secila krah ‘kryetarit’ të vet.
Qëndrimet proberishiste nuk kaluan pa ‘u ndëshkuar’ nga Basha, i cili nisi eliminimet nga postet drejtuese të PD-së për ata demokratë që u shfaqën krah Berishës në ‘Foltore’.
Por cila është saga e ‘hakmarrjes’ së Lulzim Bashës me demokratët?
I pari, ishte Flamur Noka, të cilit iu mor posti i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe u paralajmërua për një përjashtim të mundshëm nga PD. Deputeti u shfaq hapur kundër përjashtimit të Berishës duke ‘sulmuar’ vazhdimisht Bashën për qëndrimet e tij në mbledhjet me grupin e PD-së.
‘Gabimi’ i parë që do ta çonte Nokën drejt përjashtimit, është një postim në Facebook ku ironizonte haptazi Bashën. “Mora pushkën dola n’mal. Të luftoja për atdhe.., Ku ta dija unë i gjori.., Se armiku ishim …Ne……”, shkruante Noka.
Mbledhjet e grupit të PD-së u shoqëruan me përplasje mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës. Noka e cilësoi përjashtimin e Berishës, antistatutor duke hedhur akuza mbi Bashën. “Vendimi ndaj Berishës thikë pas shpine. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD-në të bashkuar. Ai duhej lënë forumeve të PD-se ta merrnin. Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marrë Kuvendi Kombëtar”, tha Noka asokohe.
‘Durimi’ i Bashës mesa duket u sos, me deklaratën e fundit të Nokës, fill pasi kryedemokrati në një dalje për mediet, e konsideroi anëtarësinë e PD-së ‘llum’.
“Denoncoj leksikun e ulët të kryetarit të PD-së ndaj qeverisë së Partisë Demokratike, më e suksesshmja në 30 vitet e fundit. Denoncoj poshtërimin që Basha i bëri mbrëmë anëtarësisë dhe elektoratit të PD-së, duke e quajtur llum. Asnjë nuk ka guxuar, as Nano dhe as Rama, ta konsiderojë qeverinë e Sali Berishës dhe bazën e PD-së si llum, as armiqtë më të mëdhenj,” deklaroi Noka.
Oerd Bylykbashi ishte ‘i ndëshkuari’ i radhës. Pasi iu bashkua ‘Foltores’ së Berishës dhe pas akuzave e përplasjeve të njëpasnjëshme me kryedemokratin, Basha ia hoqi drejtimin e Reformës Zgjedhore për t’ia besuar Enkelejd Alibeajt.
Një ditë para përjashtimit, Bylykbashi shkruante në Facebook se “Më 8 dhjetor 1990 nuk kërkuam demokracinë e liderit, por demokracinë e individëve të lirë”, duke thumbuar kështu Bashën. Por kujtojmë se Bylykbashi ishte ai që hodhi dritë mbi një pazar të mundshëm mes Ramës dhe Bashës për Reformën Zgjedhore “më zgjat afatin e anëtarëve të vetingut, të të shtoj disa bashki ne hartë.”
Luan Baçi u shkarkua si kryetar i Degës së PD-së në Fier. Vendin e tij e mori Agron Kapllanaj. Pas shkarkimit të Falmur Nokës, Baçi ishte ndër ata deputetë që gjetën mënyrën për të ngritur zërin kundër vendimit të Bashës.
“Kush e ka radhen? Une…? Ju…..? Ai……? Kush….? Partia Demokratike eshte parti e fjales se lire, e votes se lire, keshtu lindi dhe keshtu do te vazhdoje! Partia Demokratike nuk eshte prone e askujt, ajo eshte e dhjetra mijra anetareve dhe qindra mijra votuesve dhe simpatizanteve te saj!”, shkruante Baçi.
Baçi deklaroi se nuk ka pasur një vendim zyrtar për shkarkimin e tij, por se Basha i ka kërkuar në takim të japë dorëheqjen. “Nuk ka asnjë vendim zyrtar qoftë për komandim të X apo Y, apo për pezullimin tim. Kam patur një takim mbrëmë 10 minuta, ka bërë një propozim për komandim dhe kërkonte dorëheqjen time, gjë që nuk e kam dhënë. I kam thënë nuk po jap dakordësi si individ pavarësisht se kam edhe pozicionin e deputetit dhe kryetarit të degës, pa pyetur Kryesinë e Degës”, tha Baçi.
Belind Këlliçi po ashtu mori një goditje nga Basha. Kryedemokrati hapi garën për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, pas njoftimit të Berishës për ‘Foltoren’ me të rinjtë e FRPD-së. Fill pas këtij vendimi, Këlliçi deklaroi se “Vendimi sot është nul, pa asnjë vlerë ligjore. Vendimi është përtej kompetencave të Bashës. Ne jemi në të drejtën e ushtrimit të mandatit, deri në dorëzimin e institucionit tonë, me mënyrën një votë, një anëtar.”
Deputeti konfirmoi se do të jetë i pranishëm në ‘Foltoren’ e Berishës me të rinjtë e FRPD-së. “Do jem pjesë e foltores së rinisë që do organizohet të dielën. Bashkëpunoj me këta të rinj prej 6 vitesh. Ajo që po ndodh sot në PD është absurde, refuzohet të pranohet se ka krizë në PD”, deklaroi Këlliçi.
Albana Vokshi prej fillimit nuk e mbështeti Bashën për përjashtimin e Berishës. Nga selia blu, Vokshi i dha një mesazh Bashës, teksa i tha se “është vendim tronditës. Jam kundër vendimit, por mund ta kem subjektiv, për shkak të marrëdhënies që kam prej vitesh me Sali Berishën. Unë nuk jam e bindur si ju zoti kryetar që vendimi është në interes të PD.”
Pas shpalljes së zgjedhjeve në FRPD, Vokshi ka dalë krah Këlliçit duke u shprehur se “Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet! Statuti i Partisë është i qartë: vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen.”
Kryedemokrati nisi lëvizjen pas pozicionimit të qartë të Vokshit kundër tij. Një ditë më parë, Basha urdhëroi një proces zgjedhor edhe për Lidhjen Demokratike të Gruas në Shqipëri. Vokshi, nga ana e saj, e ka cilësuar vendimin e Bashës, si “arbitrar dhe uzurpues”.
"Kryetari i PD-së Lulzim Basha më informoi sot se ai ka vendosur të fillojë nje proces të zgjedhjeve në Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Ai më informoi, me anë të një telefonate, edhe se ka vendosur që zgjedhja e kryetares së forumit të bëhet me një anëtar një votë", shkroi Vokshi në Facebook.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38