Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista në Politiko/ Koordinatori i PD për votën e Diasporës: Ja tentativat e qeverisë për të manipuluar votën e emigrantëve
Prej 11 janarit platforma online PER ka hapur zyrtarisht aplikimet e emigrantëve që duan të regjistrohen si votues nga jashtë, një risi kjo për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të këtij viti. Platforma do të jetë e hapur deri në 4 mars, ndërsa për këtë procesi duket se ka patur interest të lartë nga ana e emigtantëve nga mbarë botën.
Por, si po e përcjell opozita këtë proces, të cilin e cilëson si një moment historik për të ardhmen e vendit.
Ted Kopliku, koordinator i PD për Diasporën në një intervistë në Politiko.al ka treguar hapat që duhet të ndjekin emigrantët që dëshirojnë të jenë të përfaqësuar në 11 maj.
Përpos teknikaliteteve, Kopliku ka vënë në dukje edhe vështirësitë e ndeshura deri tani, apo ku do tentojë qeveria të manipulojë votën e përtej kufirit.
Megjithatë, përfaqësuesi opozitar shprehet optimist se ‘diaspora do jetë ushtria e njerëzve të lirë që do mundë ushtrinë e patronazhistëve që po bëjnë presion mbi administratën edhe në diasporë’.
Nga Suela Gjidede
Pse është e rëndësishme vota e diasporës?
E drejta e votës është një e drejtë kushtetuese që e gëzon çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Është e rëndësishme në radhë të parë, që shteti ta sigurojë këtë të drejtë. Diaspora shqiptare, ndër të tjera, është aktore e rëndësishme në ekonominë shqiptare, këto 34 vite demokraci ku ajo është rritur, bashkë me rolin e saj, sidomos në 12 vitet e fundit.
Është e rëndësishme edhe për një arsye politike, sepse duke qenë larg presionit të regjimit në Shqipëri ata mund të jenë shpëtimtarët e demokracisë e cila është më në rrezik se asnjëherë në periudhën post-komuniste.
Cilat janë hapat që duhet të ndjekë një emigrant që dëshiron të votojë në 11 maj?
Fillimisht duhet një paisje elektronike që ka një kamera për të bërë regjistrimin në platformen PER dhe të tregojë fytyrën gjatë proçesit të regjistrimit bashkë me të dhënat e tjera personale.
Per momentin kusht i nevojshëm për të votuar janë një dokument identifikimi shqiptar në gjendje valide dhe një vërtetim adrese.
Lista e dokumentave të pranuar janë në faqen e KQZ. Partia Demokratike po punon të lehtësojë edhe më tej identifikimin.
Me fillimin e sesionit të ri parlamentar do kërkohet të bëhet një VKM për të pranuar deri për zgjedhje edhe dokumentë biometrikë jashtë afateve të skadimit apo edhe dokumente të huaj për sa kohë vërtetohet identiteti i shqiptarve që figurojnë në listat e votuesve të KQZ. Kjo pritet për t’u parë javët që vjen nëse do pranohet nga qeveria shqiptare, për t’i lehtësuar edhe më tej votën emigrantëve shqiptar.
Kush është vështirësia që kanë ndeshur shqiptarët në emigracion që kërkojnë përfaqësi?
Vështirësitë janë në përgjithësi të lidhura me moskuptimin e proçesit ose disa defekte teknike (proçesi i fotografisë, editimi i adreses, refuzimi i vendlindjes apo numrit personal), por në përgjithsi proçesi po ecën mirë.
Duhet riprovuar nëse proçesi ngel dhe të dërgohet mail në KQZ për rastet specifike. PD është në ndihmë të këtij proçesi me faqen pd.al/diasporavoton që i shtohet ndihmës që vetë faqja e KQZ jep për proçesin.
Pyetjet dhe përgjigjet e hasura deri tani dhe një ëebsite shumë interaktiv po shoqëron shqiptarët në të gjithë botën për të bërë regjistrimin në PER për të votuar nga shtetet ku ata jetojnë.
Sa e shikoni dëshirën e diasporës për të votuar dhe sa në favor të opozitës është kjo?
Në ditët e para të regjistrimit ka një interes të lartë për këtë proçes që ndodh për herë të parë në Shqipëri, ndaj shpresoj të vazhdojë me të njejtin ritëm deri me datën 4 mars kur është edhe afati i fundit i regjistrimit.
Në mendimin tim në një pjesë të madhe diaspora përbëhet nga njerëz që kanë ikur se kjo qeveri ja ka bërë të pamundur jetën këtu dhe për këtë arsye vota e diasporës do jetë votë proteste.
Ndryshe nga emigrantët e ikur në fillim, për një jetë më të mirë, prej 12 vitesh shqiptarët ikin për shkak të keqqeverisjes. Kam besim që diaspora do jetë ushtria e njerëzve të lirë që do mundë ushtrinë e patronazhistëve që po bëjnë presion mbi administratën edhe në diasporë.
Sa mundësi ka që vota e emigrantëve të manipulohet?
Ka tentativa fillimisht për të eksportuar presionin nëpërmjet administratës shteterore tek familjarët dhe miqtë e tyre në diasporë. Edhe në këtë tentativë unë besoj që Partia-shtet do arrijë më lehtë se opozita të regjistrojë diasporën, por ajo s’do jetë domosdoshmërisht votë për pushtetin.
Rrezik përbëjnë votimet kolektive, nëse bëhen në formatin e regjistrimet kolektive që pamë në Selanik, ku vetë eksponentë të PS na furnizuan me pamje ku ishin marrë zyra për të bërë proçesin duke vënë në dispozicion të njerëzve të partisë të dhëna sensitive personale. Gjithsesi, PD do ta ndjekë të gjithë proçesin dhe do sigurojë mbrojtjen e çdo vote brenda dhe jashtë vendi.
Ju si opozitë, a keni kontakte me emigrantët për të marrë sugjerime prej tyre, si një moment i ri i Shqipërisë me diasporën?
Eksponentë të lartë të PD janë në takime në të gjithë botën dhe sigurisht që jemi në një fushatë të ngjashme me atë që do bëjmë në Shqipëri pas mbylljes së regjistrimit të Diasporës, por Shqipëria ka marrë përmasat e botës.
Takimet patjetër janë simbolike, sepse takimi me Diasporën është i pamundur në gjithë botën, por ka një ndjeshmëri për sugjerimet e diasporës për ti integruar në ofertën tonë politike për zgjedhjet e 11 majit.
Kjo është një mundësi e mirë për opozitën për të filluar për herë të parë 4 muaj përpara fushatën intensive./Politiko.al/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38