Flash News

E SHPJEGUAR

“Së shpejti sanksione ndaj personave të përfshirë në korrupsion”, a prek zyrtarë shqiptarë paralajmërimi i SHBA?

“Së shpejti sanksione ndaj personave të përfshirë

Media të ndryshme amerikane raportuan të dielën se Departamenti i Thesarit i SHBA do të vendosë një sërë sanksionesh këtë javë, duke synuar njerëzit e përfshirë në korrupsion, abuzime serioze të të drejtave të njeriut dhe që minojnë demokracinë.

Mgjithatë, thesari nuk pranoi të jepte detaje për ata që përballen me sanksione, shkruan Reuters.

“Thesari do të ndërmarrë një sërë veprimesh për të përcaktuar individë që janë të përfshirë në aktivitete keqdashëse që minojnë demokracinë dhe institucionet demokratike në mbarë botën, duke përfshirë korrupsionin, represionin, krimin e organizuar dhe abuzimin serioz të të drejtave të njeriut”, u tha gazetarëve në Uashington një zëdhënës i departamentit.

Nga ana tjetër, Instituti Ndërkombëtar i Sigurisë me seli në Beograd të Serbisë, deklaroi se Shtete e Bashkuara të Amerikës pritet të shpallin të tjerë politikanë dhe biznesmenë ‘non-grata’ në Ballkan.

Në një postim në Twitter, instituti pohon se goditja e SHBA-së do të ndodhë në muajin Janar të vitit të ardhshëm. Mes vendeve që do të futen në ‘listën e zezë’ amerikane janë Kosova, Serbia, Republika Srpska dhe Mali i Zi.

“Në janar, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj individëve nga Ballkani. Bazuar në Ligjin Magnetik. Sanksionet do të vendosen ndaj një pjese të komunitetit politik dhe të biznesit në Serbi, Republika Srpska, Mal i Zi dhe Kosovë”, shkruan Instituti Ndërkombëtar i Sigurisë në Tëitter.

Janë 110 pjesëmarrës në listën e ftesave të Departamentit të Shtetit për ngjarjen virtuale më 9 dhe 10 dhjetor, e cila synon të ndihmojë në ndalimin e prapambetjes demokratike dhe shkeljes së të drejtave dhe lirive në mbarë botën. Lista nuk përfshin Kinën apo Rusinë.

Escobar në Tiranë

Dy ditë përpara mbledhjes së Kuvendit të 11 dhjetorit , i thirrut nga ish kryeministri Sali Berisha, i shpallur non grata në maj të këtij vitit nga SHBA do të mbërrijë në Tiranë i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndërkohë, në axhendën e zyrtarit të lartë amerikan janë  parashikuar takime me kryeministrin Edi Rama, por edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka thirrur Kuvendin e tij më 18 dhjetor.

Kujtojmë se vizita e Escobar 9 dhjetor përkon me Ditën Botërore kundër Korrupsionit, ndërsa nuk dihet nëse ardhja e tij përçon një mesazh më vete.

Personat ‘non grata’ në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

Ish kreu i bashkisë Durrës, Vangjush Dako

Ish deputeti (PSD)Tom Doshi

Të fundit