Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kosova sërish ‘në duart’ e Albin Kurtit, si do jetë pranvera politike në raport me Shqipërinë

Ardhja në pushtet e Albin Kurtit në Kosovë do të vërë në provë marrëdhënien me Shqipërinë fqinje, ku ai dhe Edi Rama nuk kanë qenë gjithmonë në të njëjtin mendim.
Ndonëse Shqipëria shkon në zgjedhje pas dy muajve, le të kujtojmë se gjatë 51 ditëve në qeverinë e rrëzuar një vit më parë me mocion mosbesimi, por edhe më herët kur Albin Kurti ishte në opozitë, marrëdhëniet mes tij dhe Ramës nuk kanë qenë në nivelet e tyre më të mira.
Përplasjet për mini-Shengenin
Përplasjet mes tyre kulmuan në shkurt të 2020-ës, në vizitën e tij të parë si kryeministër i Kosovës.
Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, palët shprehën gatishmëri reciproke për shpejtësinë e re të bashkëpunimit, por u ndanë te pikëpamjet e ndryshme për formatin. Si do të realizohet, përmes cilës rrugë dhe proces?
Kryeministri i Kosovës e pa rrugën në një term të ri , në krijimin e Makro-Shengenit shqiptar, që do të bënte sipas tij të mundur "bashkëpunimin mes dy vendeve fqinjë me një shpejtësi të re”.
Por kryeministri i Shqipërisë, Rama e shihte ndryshe rrugën tek bashkëpunimi rajonal, tek procesi i krijimit të Mini-Shengenit Ballkanik sipas modelit të Shengenit Europian.

"Nuk ka Makro-Schengen shqiptar pa Mini-Shengen Ballkanik. Makro-Shengeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me Shengenin rajonal”, tha prerë dhe pa ekuivoke kryeministri Rama.
Ai solli në vëmendje që " në vazhdën e Procesit të Berlinit na hapet rruga, e mbyllur prej të gjitha viteve, për të pasur një hapësirë të përbashkët mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, për të pasur lëvizje të lirë mes nesh, jo vetëm të mallrave, të kapitaleve, të shërbimeve, por dhe të njerëzve, çka deri dje ishte e paimagjinueshme për shkak të rezistencës, jo vetëm të Serbisë, por dhe të gjitha vendeve të tjera”, tha Rama.
Ai vuri në dukje se "as Serbia e as vendet e tjera nuk na thonë dot tani që po bëjmë Shqipërinë e madhe, nëse heqim kufirin”.
Qëndrimi i kryeministrit Kurti ndaj projektit rajonal të krijimit të Mini-Shegenit ballkanik nuk ishte i papritur. Kosova refuzoi të marrë pjesë në takimet e deritanishme për të realizuar këtë nismë rajonale, të përshëndetur nga BE-ja.
“Kurti ngatërrestar”
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vazhdoi ta sulmojë homologun e tij nga Kosova Albin Kurti, për shkak se ky i fundit kundërshtoi minishengenin.
Kryeministri i Kosovës nuk u pajtua me idenë e shengenit rajonal dhe një gjë të tillë e tha edhe në Munih në konferencën e Sigurisë.
Rama madje e quajti Kurtin ‘ngatërrestar’ i cili sipas tij s’mund të ndalë idenë e lëvizjes së lirë në rajon.
“Unë jam i bindur që herët ose vonë Bashkimi Europian, Komisioni Europian do ta mbështesin patjetër këtë vizion sepse s’ka si të ndodhi ndryshe përderisa është një vizion që merr spunto nga katër liritë e vetë BE-së”, u tha Rama gazetarëve në Bruksel pas takimit informal me krerët e BE-së.
“Por sigurisht që do të na duhet që të kemi pak durim sepse ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan, janë edhe ne Europë, janë kudo kështu që ndërkohë që Bashkimi Europian, Këshilli Europian kanë shumë e shumë probleme të tjera, kështu që derisa të kenë plotësisht fokus në këtë që duam të bëjmë jam i bindur që gjithçka do të kthjellohet dhe pastaj jo vetëm që BE do e mbështesë fuqimisht por kam bindjen që vendet do të vlerësohen edhe në bazë të qasjes dhe kapaciteteve për të jetësuar hapësirën europiane brenda perimetrit të shengenit rajonal”, shtoi Rama.
I pari i ekzekutivit kosovar tha në Muhih se nuk beson në mundësi tjetër përveç anëtarësimit në BE vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Kjo ideja e ‘Minishengenit’ nuk është shumë e qartë për mua, nuk kam parë shumë dokumente, është një ide e pa projektuar për implementim. Besoj se duhet të hyjë në procesin e Berlinit, kështu do të ishte më së miri, kur të gjashta shtetet janë në tavolinë. Njëjtë sikur “Plani Marshall”, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, tani neve na duhet një ‘Mini-Marshall Plan’ për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Gjëja e fundit, por edhe më e rëndësishmja, ne duhet të jemi të gatshëm për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet t’i kemi parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar. Duhet ta përgatisim mirë, me parime të mira dialogun e ardhshëm në rajonin tonë, në veçanti atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E para – s’ka marrëveshje pa dialog, e dyta – s’ka dialog me harta, dhe së treti – pa presidentë rreth hartave”, pati thënë kryeministri Kurti.
Rama refuzon Kurtin për planin e pandemisë
Përplasjet mes tyre vijuan të thelloheshin, teksa Rama refuzoi ftesën e kryeministrit Albin Kurti, për takim për të diskutuar mbi pandeminë e koronavirusit.
Ftesën Rama e kishte marrë në mes të muajit mars, në kohën kur të dyja vendet sapo kishin nisur përballjen me pandeminë.
“Sepse ishte formati i gabuar në momentin e gabuar”, tha Rama në Pressing.
“Nuk doja të interferoja dhe të bëhesha sfondi i askujt kur në Prishtinë si gjithë planeti kishin hallin e pandemisë”, shtoi ai.
Kurti pati deklaruar se takimin ja kishte propozuar me shkrim Ramës, duke qenë se mbledhja e përbashkët e dy qeverive tashmë ishte bërë e pamundur.
Takim i akullt në Prishtinë
Disa muaj pas vizitës në Tiranë, Albin Kurti ishte mikpritësi i kryeministrit Rama në Prishtinë.
Teksa Rama u ndodh në Kosovë për një vizitë zyrtare pas publikimit të akt-akuzave ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kreun e Nismës Fatmir Limaj, u prit në një takim edhe nga ish-kryeministri dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Gjatë takimit me Kurtin nuk ka pati shtrëngim duarsh, natyrisht e justifikueshme me masat ndaj Covid-19, ndërsa mes tyre kohët e fundit ka pasur një distancim të plotë.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti nis ti’ prezantojë njerëzit që ka në krah, ndërsa Rama mbante kokën mënjanë dhe nuk nxirrte asnjë fjalë nga goja.
Urimet pas fitores
Përpos këtyre ndasive, pasi Vetëvendosje rezultoi fituese pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 në pjesën dërmuese të kutive të numëruara, kryeministri Edi Rama nuk hezitoi një ditë më parë të urojë Vetëvendosjen e drejtuar nga Kurti.
“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik dhe social”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkohë, kreu i opozitës, Lulzim Basha në një prononcim për mediat i cilësoi zgjedhjet në Kosovë si shembull për Shqipërinë, ndërsa garantoi se PD është e gatshme të bashkëpunojë me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin. “Uroj Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, për një proces zgjedhor model, shembullor për Shqipërinë dhe Ballkanin. Kjo është një arritje e qytetarëve dhe republikës së Kosovës. E presin sfida të mëdha përpara ndaj i uroj fituesve të zgjedhjeve dhe partive të tjera që të bëjnë gjithçka në sfidat që i presin dhe kam besim se do bëjnë gjithçka në përmbushjen me sukses të pritshmërive të qytetarëve dhe kapërcimit të sfidave me qëllim që Kosova të vijojë rrugëtimin e saj të pandalshëm drejt integrimeve euroatlantike.
I garantoj që sot e pas zgjedhjeve të 25 prillit, unë dhe PD do jemi në krahun e tyre për të bashkëpunuar sa më fuqishëm në përfitim të ekonomisë, punësimit mes dy vendeve”, tha Basha, ndërsa Shqipëria shkon në zgjedhje vetëm pas dy muajsh.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38