Flash News

E SHPJEGUAR

Basha i pakursyer për reklamat politike në Facebook, sa shpenzoi për fushatën e 25 prillit dhe për zgjedhjet në PD

Basha i pakursyer për reklamat politike në Facebook, sa shpenzoi

Zyrtarët e partive politike nuk po hezitojnë të paguajnë shuma të mëdha parash për të sponsorizuar shkrimet, fotografitë e videot e ndryshme në rrjetet sociale, me anë të të cilave herë promovojnë veten, herë po godasin kundërshtarët.

Të dhënat e publikuara nga Facebook për shpenzimet për reklama politike dhe sociale Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha kanë shpenzuar gjatë fushatë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe asaj për kryetar të PD rreth 32,664 dollarë.

Basha i pakursyer për reklamat politike në Facebook, sa shpenzoi

Në bazë të përllogaritjeve, kjo shumë është shpenzuar nga sponsorizimet vetëm në Facebook nga data 11 mars, pra para nisjes së fushatës së 25 prillit e deri në 6 qershor, në kuadër të fushatës për zgjedhjet brenda PD për kryetarin e ri që pritet të mbahen këtë të diel, në 13 qershor.

Sipas të dhënave të librarisë së reklamave me temë politike dhe sociale të publikuar vetëm në Facebook, pa llogaritur Instagramin apo rrjete të tjera sociale, PD ka sponsorizuar në faqen e kreut aktual të PD, Lulzim Basha 32,364 dollarë nga për të shpërndarë mesazhe politike, ndërsa nga nga kjo shumë vetë Lulzim Basha sipas të dhënave të publikuara ka shpenzuar 1,232 dollarë për fushatën e zgjedhjeve të 13 qershorit. (Nga të dhënat e publikuara, janë publikuara shifrat e paguara deri në 4 qershor dhe jo të ditëve pasardhës që nga përllogaritja janë kryer edhe tre sponsporizime me nga 100 dollarë)

Basha i pakursyer për reklamat politike në Facebook, sa shpenzoi

Që nga data 25 mars, Facebook i kërkon çdo llogarie që bën reklama sociale ose politike nga Shqipëria që ato të vijnë nga reklamues të autorizuar dhe të përfshijnë njoftimin “paguar nga”.

 

 

 

Të fundit