Flash News

E SHPJEGUAR

Me Bashën apo Berishën?/ ‘Ethet’ e dy Kuvendeve, si ndahet grupi parlamentar demokrat

Me Bashën apo Berishën?/ ‘Ethet’ e dy Kuvendeve, si ndahet

Partia kryesore e opozitës në vend ka vendosur zyrtarisht të mbajë dy kuvende të ndryshme me dy palë delegatësh të ndryshëm.

Pasi ish kryeministri Sali Berisha njoftoi dorëzimin e 4200 firmave dhe thirri Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, kreu aktual i PD Lulzim Basha vendosi të thërrasë një Kuvend paralel shtatë ditë më pas, në 18 dhjetor.

Berisha ka deklaruar se ka mbledhur 4200 firma delegatësh, nga rreth 7650 anëtarë të Kuvendit Kombëtar, që përbëjnë më shumë se gjysmën e firmave të nevojshme për ta mbledhur institucionin më të lartë të partisë, por edhe kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje.

Nga ana tjetër, edhe Basha pas një mbledhje kryesie, 26 nga 38 anëtarë u rreshtuan në krah të Bashës për të mbledhur Kuvendin në datën 18 dhjetor.

Ndërsa datat e dy Kuvendeve po afrojnë, tashmë beteja e radhës është se cili do të ketë në krah më shumë deputetë grupit parlamentar. 

Ka shumë emra që kanë dalë zyrtarisht krah Berishës, por edhe Bashës. Po ashtu, ka edhe skeptikë që nuk kanë mbajtur qëndrime konkrete se cilin kuvend mbështesin.

Deputetët pro Berishës:

Albana Vokshi

Belind Këlliçi

Bujar Leskaj

Edi Paloka

Edmond Spaho

Flamur Noka

Isuf Celaj

Luan Baçi

Luçano Boçi

Oerd Bylykbashi

Tritan Shehu

Agron Shehaj

Sorina Koti  

Deputetët pro Bashës

Agron Gjekmarkaj 

Alfred Rushaj

Arbi Agalliu

Dashnor Sula

Dhurata Çupi

Enkelejd Alibeaj

Eralda Tase

Ervin Salianji

Ferdinand Xhaferraj

Flamur Hoxha

Flutura Açka

Gazment Bardhi

Grida Duma

Helidon Bushati

Ina Zhupa

Kreshnik Çollaku

Lefter Gështenja

Merita Bakiu

Orjola Pampuri

Sajmir Korreshi

Qëndrime asnjanëse

Andia Ulliri

Bledion Nallbani

Emilja Koliqi

Fatjon Veizaj

Greta Bardeli

Ilda Dhori

Kasëm Mahmutaj

Kastriot Piroli

Lindita Metaliaj

Elda Hoti

Ramadan Likaj

Seladin Jakupllari

Tomorr Alizoti

Xhelal Mziu

Zef Hila

Zheni Gjergji

 

Të fundit