Flash News

E SHPJEGUAR

Ndryshimet kushtetuese, a do ketë një ’17 maj’ të dytë Rama-Basha?

Ndryshimet kushtetuese, a do ketë një ’17 maj’ të

Partia Demokratike ka dorëzuar dje në Kuvend tri amendamente për ndryshimet Kushtetuese.  

Konkretisht amendamentet e PD-së për Ndryshimet Kushtetuese janë fokusuar për reformën zgjedhore, reformën territoriale dhe vettingun e politikanëve dhe për t'u miratuar në Kuvend nevojitet konsensusi i PS.

Pak orë para daljes së PD, Kryeministri Edi Rama në një konferencë me Ambasadorin e BE Luigi Soreca, ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të diskutojë me opozitën propozimet për ndryshimet kushtetuese të bëra prej saj, por përjashtoi kategorikisht që ndërkombëtarët të jenë pjesë e tryezave mes palëve politike në Shqipëri.

Sipas Ramës nuk do të ketë më diskutime në anglisht, pasi diskutimet duhet të bëhen vetëm përmes palëve politike dhe nuk është e nevojshme prania e ndërkombëtarëve.

“Kushtetuta siç është nuk ka asnjë problem që krijohen nga mos respektimi i saj . Vetëm Biblën dhe Kuranin nuk e ndryshojmë pasi të tjerat do ndryshohen edhe kushtetuta. Së treti një reformë e thellë kushtetuese.

Mund të ketë vend për diskutim por është ndërmarrje që kërkon angazhim tjetër dhe shumë kohë. Unë në parim jam për ndryshimin dhe ka gjithmonë mundësi për ndryshim dhe asgjë nuk mund të ndryshohet. Janë shtysë për të shkuar para. Nuk jemi në këtë moment sot dhe nuk është në qëllimet tona. Nuk na duket se është domosdoshmëri.” tha Rama.

Duke marrë shkas nga deklarata e fundit e kryeministrit, Basha u shpreh i gatshëm për dialog, që do të bënin të mundur çuarjen përpara të amendamenteve.

Vetë Basha në konferencë nuk e mohoi edhe një ballafaqim "sy më sy" me Ramën.

“Pa diskutim që ne ulemi për të çuar përpara plotësimin e këtyre amendamenteve kushtetuese. Nuk shkojmë aty me qarkun e pushkës për të thënë firmosni tani. Nëse kanë diçka të vlefshme për të shtuar, le ta shtojnë, nëse kanë pyetje, le të pyesin. Ama këtë do ta zhvillojmë në sytë e gjithë shqiptarëve”, tha kryetari Basha.

I pyetur se a do të jenë SHBA ndërmjetësues për marrëveshjen e amendamenteve, Basha u shpreh se SHBA dhe BE nuk do të jenë kurrë indiferent për atë që ndodh në Shqipëri.

Kjo ka qenë si një përgjigje e Bashës për kryeministrin Edi Rama ku ky i fundit tha se nuk do të ketë më tryezë PS-PD të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët.

“S’kam ndërmend të aplikojë për punën e Sekretari të Shtetit apo të Ambasadorit. Por kam shumë besim që SHBA që na ka qëndruar pranë. Që nga themeli i Shqipërisë tek Kosova, nuk do jenë indiferent por do përpiqen ta na ndihmojnë në këto sfida.” tha Basha.

“Ambienti është mbushur me thashetheme sikur PD është amulli që thotë njëri do bëhet dhe dikush në darkë thotë ndryshe. PD ka rregulla të qarta. Është në proces përmirësimi por s’ka hapësirë për keqkuptime apo institucione paralele. PD është dhe do mbetet një e vetme.” tha Basha. 

Prej disa kohësh është përfolur për firmosjen e një pakti PD-PS,  apo përsëritja e një ‘17 maji’ të dytë të vitit 2017. Nëse do ketë një pakt të tillë, mbetet për t’u parë nëse diskutimi do fokusohet vetëm te ndryshimet kushtetuese apo edhe përtej tyre.

 

Të fundit