Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga ujgurët, muxhahedinët dhe afganët, marrëveshjet e strehimit ndër vite mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Pasi talebanët kanë marrë vendin nën kontroll, duke “thyer” edhe Kabulin, Afganistani është tashmë në një eksod refugjatësh që po përpiqen të largohen.
SHBA po zhvillojnë bisedime me shumë vende, mes tyre edhe Shqipëria, për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan. Kryeministri Edi Rama e ka pranuar kërkesën e SHBA për strehimin e qindra afganëve në vendin tonë nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit.
Ujgurët
Marrëveshja për afganët nuk është e para që Shqipëria nënshkruan me SHBA. Më herët, në vitin 2006, Shqipëria strehoi pesë burra myslimane nga minoranca etnike “ujgur” në Kinën Perëndimore, pasi u arrit në përfundimin se ata nuk përbënin asnjë kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo shkaktoi reagime të ashpra në Pekin, ku iu kërkua autoriteteve shqiptare që t’i dorëzojnë këta persona, të cilët kishin probleme edhe në Kinë. Komuniteti ujgur, me popullsi myslimane, është përndjekur vazhdimisht nga autoritetet kineze. Në drejtim të Tiranës zyrtare erdhën edhe ankesa me shkrim nga Pekini, ku u kërkohej që të mos i pranojnë pesë ujgurët. Pas disa kohësh qëndrimi në Shqipëri, një pjesë e tyre u zhvendosen në vende të tjera.
Tre të dënuar të Burgut të Guantanamos
Në vitin 2010, Shqipëria strehon edhe tre të dënuar të Burgut të Guantanamos. Në zbatim të paktit që Tirana zyrtare lidhi me Uashingtonin, kësaj radhe vijnë në qendrat e azilimit edhe një shtetas me kombësi egjiptiane, një tunizian dhe një tjetër nga Libia.
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se nga qendra e paraburgimit në Guantanamo u transferuan në Shqipëri tre shtetasit e huaj; Saleh Bin Hadi Asasi, me kombësi tuniziane, Sharif Fati Ali al Mishad, me kombësi egjiptiane dhe Abdul Rauf Omar Mohammad Abu Al Qusin, me kombësi libiane.
Ministria e Brendshme bënte të ditur se këto transferime u bënë në bazë të marrëveshjes individuale midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverisë shqiptare.
“Dy qeveritë koordinuan midis tyre mbi modalitetet e transferimit dhe angazhohen të vazhdojnë konsultimet në lidhje me trajtimin e këtyre personave”, - thuhej në deklaratën për shtyp nga Ministria e Brendshme. Ky transferim vjen pas angazhimit që ka shprehur qeveria shqiptare për të mbështetur iniciativën e administratës së presidentit Obama asokohe për mbylljen e qendrës së Guantanamos dhe transferimin e të paraburgosurve në vende mike dhe të sigurta.
Presidenti amerikan, Barak Obama, premtoi mbylljen e Burgut të Guantanamos sapo erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë. Shqipëria ishte ndër të parat vende që pranoi menjëherë kërkesën e SHBA-ve në janar të vitit 2009 për transferimin e të burgosurve nga Guantanamo.
Muxhahedinët
Në mars 2013, qeveria shqiptare i përgjigjet pozitivisht kërkesës amerikane për strehimin e personave për arsye humanitare për 210 individë të grupit MEK (Mojahedin-e-Khalq), të cilët ndodheshin në kampin Liria në Irak.
Premtimi për strehimin e tyre u dha nga ish Kryeministri Sali Berisha si rezultat i bisedimeve disamujore mes Tiranës zyrtare dhe Uashingtonit.
Në shtator të vitit 2014, Kryeministri Rama u takua me Sekretarin e Shtetit John Kerry, në samitin e Uellsit të NATO-s, dhe diskutuan për strehimin e muxhahedinëve të tjerë. Në prill të vitit 2015, kjo çështje u ridiskutua përsëri në Washington mes Ministrit Bushati dhe Sekretarit Kerry.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, Shqipëria vazhdoi të strehonte muxhahedinë përtej 210 muxhahedinëve të pranuar nga ish-Kryeminsitri Berisha.
Në fillim të vitit 2016, Kryeministri Rama pranoi të strehojë të gjithë 1970 muxhahedinët e mbetur ende në Bagdad. Kjo marrëveshje u përfundua gjatë vizitës së Sekretari të Shtetit John Kerry në Shqipëri në shkurt 2016.
Nisur nga burimet e qeverisë dhe mediave amerikane, në total, në Shqipëri do të strehohen rreth 2 600 muxhahedinë.
Muxhahedinët iranianë u strehuan në një kamp të posacem në Manzë që është ndërtuar me burimet finaciare te vete muxhahedineve, thote nje zedhenes i tyre per Politiko.
Çfarë janë muxhahedinët iranianë?
Organizata e Muxhahedinëve Popullore të Iranit (MEK) është një lëvizje që vepron në emigrim, kryesisht në Irak, për rrëzimin e regjimit aktual në Iran. Ajo u krijua në fillim të viteve 1960-të si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe qe ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979 që rrëzoi Shahun nga pushteti.
Por pas kësaj ata kundërshtuan vendosjen e një autokracie fetare në Iran dhe si rrjedhojë u persekutuan nga regjimi i ri, duke u detyruar të emigronin, kryesisht në Irak. Sadam Husein i mirëpriti muxhahedinët dhe ju dha atyre një territor të tërë të cilin ata e zhvilluan në një kamp-qytet të zhvilluar ekonomik dhe tregtar me emrin Ashraf.
MEK iu përkushtua, gjithashtu, përgatitjes ushtarake duke u shndërruar në grupin më të madh dhe më të fuqishëm militant kundër regjimit iranian, i cili zhvilloi, për më shumë se dy dekada, veprimtari ushtarake për rrëzimin e qeverisë iraniane. Grupi bashkëpunoi me regjimin e Sadam Huseinit si gjatë luftës Irak-Iran edhe pas saj.
Si rezultat i aktivitetit te tyre ata u futën në listën e organizatave terroriste nga disa vende, përfshi SHBA-të.
Mbas pushtimit të Irakut, forcat amerikane negociuan një pakt paqeje me ta, në bazë të të cilit ata dorëzuan armët dhe premtuan t’i ktheheshin jetesës paqësore. Si rezultat, rreth 3 mijë muxhahedinëve që jetonin në Ashraf iu dha statusi i civilëve të mbrojtur nën Konventën e Gjenevës dhe ushtria amerikane mori përsipër sigurinë e Qytetit të Ashrafit.
Në vitin 2009, ushtria amerikane ia kaloi kontrollin e Ashrafit qeverisë irakiane, por ajo filloi persekutimin dhe dhunën sistematike ndaj tyre për t’i detyruar të largoheshin nga Iraku.
Këto veprime ngallën reagimin e organizatave ndërkombëtare humanitare, nën presionin e të cilave qeveria amerikane i mori në mbrojtje muxhahedinët duke i strehuar në Kampin Liberty të ushtrisë amerikanë në Bagdad.
Bashkë me tërheqjen e amerikanëve nga Iraku lindi nevoja e gjetjes së një zgjidhje të problemit të muxhahedinëve.
Në vitin 2012, qeveria amerikane e hoqi organizatën nga lista e organizatave terroriste, dhe filloi të kërkonte mundësi për sistemimin e tyre në vende të ndryshme të botës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38