Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Opozita 'gozhdon' Dumanin me pyetje, kreu i SPAK ‘kyç gojën’ dhe zgjedh formulën ‘nuk komentoj’

Prokuoria e Posaçme dhe institucione të tjera të drejtësisë kanë raportuar punën e vitit 2023 në Kuvendin e Shqipërisë.
Mes tyre, edhe kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar para deputetëve dhe i është përgjigjur dhe pyetjeve të tyre.
Për rreth katër orë, ai u përball jo vetëm me pyetjet e tyre, por edhe me kritika dhe ironi kryesisht nga deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Elda Hoti, Edi Paloka dhe Albana Vokshi.
Krimi intelektual
Ishte pikërisht një frazë e vetë Dumanit, i cili përdorin termin ‘krimi intelektual’, ajo që ndezi te opozita indicien për ta kryeqëzuar me nota ironie.
“Krimet e korrupsionit janë krime intelektuale dhe prandaj janë të vështira për të gjetur provat nga prokurorët”, iu përgjigj Dumani një pyetjeje të shefit të grupit të PD, Gazmend Bardhi.
“Është një krim intelektual dhe intelektuali para se të kryejë krimin, mundohet ta fshehë. Për çështjen konkrete, çështja është nën hetim paraprak”, tha Dumani sërish.
“Nuk flas as për këtë, as për atë”
Dumani u përball sot me një breshëri pyetjesh nga deputetët e opozitës, duke nisur nga çështhja e inceneratorëve, rasti ‘Berisha’ dhe përdorimi I dy standardeve me rastin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, mandati i Olta Xhaçës, Xibraka, agjenti rumun Koldea të lidhur me kartelin e Sinaloas etj.
Por, formula që Dumani zgjodhi të përdorë gjatë raportimit ishte shmangia me një shprehje të thatë ‘nuk flas dot për këtë’ dhe u justifikua se nuk ndërhyn dot në kompetencat e prokurorëve të veçantë.
Debatet pikante:
Pse po mbahet në arrest Sali Berisha?’
Duke nisur nga Albana Vokshi, Tritan Shehu, Bujar Leskaj, Elda Hoti, Flamur Noka, përsëritën pyetjen se ‘Pse po mbahet në arrest Sali Berisha?’.
Duke cilësuar Berishën, si të burgosur politik, disa nga deputetët nuk kursyen akuzat në drejtim të Dumanit, duke i thënë se ka shkelur Kushtetutën.
Nga ana tjetër, kreu i SPAK u shmang duke thënë: ‘Nuk kam tagër të komentoj vendimin e gjykatës! Vendimi i gjykatës e ka bërë të qartë akuzën’- tha Dumani.
‘Që të jem i lidhur me politikën as që bëhet fjalë. Jam prokuror i republikës së Shqipërisë që përpiqem të përmbush detyrimet e mia ligjore dhe kushtetuese.’- u shpreh Dumani.
"Rama iu ka kërkuar të mbyllni Dosjen Xibraka"
Bardhi: Rezulton sipas informacioneve që disponon grupi parlamentar i PD-së se kryeministri Rama përmes një shtetasi një funksionar publik i ka përcjellë drejtuesit të SPAK juve duke kërkuar që çështja Xibraka të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur duke vlerësuar integritetin e drejtuesit të SPAK, duke mos ju kërkuar ta komentoni veprimin e kryeministrit dua ta dëgjoj prej jush përgjigjen që ju i keni përcjellë kryeministrit për këtë çështje. Pas kësaj ndërhyrje a jepni ju garanci që do kjo çështje do të hetohet në mënyrë të njëanshme.
Dumani: Nuk mund të jap koment. Çështja është në hetim. Lidhur me marrëdhënien me kryeministrin apo çdo titullar institucioni qoftë edhe me Kuvendin, marrëdhëniet e mia janë vetëm institucionale dhe procedurale. Nuk marra dhe nuk përcjella asnjë lloj mesazhi ushtroj detyrën time në përputhej me dispozitat ligjore.
Pse po mbahen dy standarte për Berishën dhe Ahmetajn?
Saimir Korreshi: Pse nga ana e SPAK është mbajtur dy standarde në lidhje me dy rastet e fundit, rasti i Ahmetajt dhe zotit Berisha. Për Ahmetajn janë dërguar dokumentacionet lidhur me provat, 1400 faqe janë vënë në dispozicion të Këshillit të Mandateve dhe pastaj i është hequr imuniteti dhe marrja e masës së sigurimit. Ndërsa për Berishën është marrë masa e sigurimit dhe në komision nuk ka ardhur asnjë dokumentacion. A nuk duhet të mbajë standartizim SPAK për cështjen në fjalë?
Altin Dumani: Lidhur me pyetjen e parë, janë çështje në hetim paraprak dhe nuk mund të bëj asnjë koment dhe skam gjë për të ndarë me ju i nderuar deputet.
"Kush po hetohet për aferën e inceneratorëve?"
Flamur Noka: Ju po hetoni mega-aferën e inceneratorëve. Shqiptarët kanë parë se para drejtësisë janë disa specialistë të niveleve të larta. Për inceneratorin e Tiranës, a janë caktuar masa të reja? Kokat e aferave të gjithë i dinë, vetëm ju jo. A janë zbatuar masat dhe ku ka ceduar zbatimi i tyre? Operacioni i fundit u dekonspirua. A po hetoni? A po hetohet Erion Veliaj?
A ka hetime për familjarët e Veliajt? A jeni në dijeni të transfertave nga jashtë të 6 milionë euro, me emrin e vëllait të Veliajt? A mendoni se Veliaj si kryebashkiak dëmton hetimet për inceneratorët, 5D apo implikimin e vëllait të tij në afera? A po hetohen kompanitë në Qipro dhe shtete të tjera? Pse nuk sekuestrohet sera dhe toka në Sharrë, që kanë të bëjnë me inceneratorin e Tiranës? A po hetohet një kompani për shkelje kontrate për respiratorët? Solli 5 respiratorë dhe jo mbi 50, që duhet të sillte.
Altin Dumani: Jeni kallëzues, bëj kërkesë për informacion dhe si kallëzues e do të merrni të gjitha informacionet. Lidhur me inceneratorin e Tiranës, është çështje në hetim paraprak dhe për të cilën po kryhen hetimet e nevojshme. SPAK po heton inceneratorët. Hetimi është kompleks. Duam të bëjmë hetim objektiv.
Kush ju pengon të arrestoni Veliajn?
Dumani: E përmenda se është një krim intelektual, ku fola për vështirësitë e hetimit të këtyre çështjeve të korrupsionit. Ky është një term që përdoret në kriminologji dhe nuk jam i vetmi që e përdor, quhet krim i jakës së bardhë. E kisha fjalën për vështirësitë në hetim. Nëse një shtetas kryen një vepër penale ai është nën hetim. Nuk e kisha fjalën në veçanti për këtë hetim, por për vështirësitë që hasin dosjet ku ka krim intelektual.
Rasti Coldea
Bardhi: Në media është referuar një skandal për një këshilltar agjent të shërbimeve sekrete romune, Florian Coldea i kryeministrit Rama, që dyshohet se është i përfshirë në një linjë trafik ndërkombëtarë drogë mes Shqipërisë, Meksikës dhe Rumanisë, a ka nisur hetim SPAK?
Dumani: Nuk kam ndonjë koment, nuk flas për çështje të kësaj natyre.
Skandali i mikrokredive
“Nuk është një çështje e mosfilluar nga Prokuroria e Posacme, edhe nga përmbajtja evidentohet si është historia e kallëzimit. E trajtoi fillimisht Prokuroria e Tiranës me kërkesë për pushim dhe iu drejtua gjykatës së Tiranës me një kërkesë për pushim. Gjykata e Tiranës na thirri si palë dhe prokurori i SPAK nuk është shprehur për pushimin. Nuk jemi investuar në një kërkesë për pushim.” tha Dumani.
Çështja e pronave të ushtrisë/ Hetim për Xhaçkën dhe Begajn?
"Ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, të gjithë kemi mundësi të bëjmë më mirë. Kur ka deklarata publike, ne bëjmë verifikime. Kur një politikan bën një deklaratë, ne hetojmë për atë sesa qëndrojnë ato që thotë dikush. Për çështjen e pronave të ushtrisë, ju e thatë se është nën hetim, kaq informacione mund të jap", tha Dumani.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38