Flash News

E SHPJEGUAR

Pak pas konfliktit në PD, ‘Basha ruhej nga Garda para vendimit të qeverisë’, e konfirmojnë fqinjët e kryedemokratit   

Pak pas konfliktit në PD, ‘Basha ruhej nga Garda para vendimit

Lulzim Basha në cilësinë e kryetarit të partisë më të madhe opozitare parlamentare në vend i është bashkuar një liste personalitetesh të larta të cilët tashmë do të ruhen nga Garda e Republikës.

Vendimi u bë publik pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Por, duket se lëvizjet e Bashës kanë qenë të mbikëqyrura që para këtij vendimi.

Dëshmitarë okularë dhe fqinj të Bashës i thanë Politiko.al se makina e kreut të PD shoqërohej nga Garda e Republikës kur iktë dhe kur kthehej në shtëpinë e tij në Kompleksin e Vilave në periferi të Tiranës.

Kjo lë të nënkuptojë se vendimi i sotëm i qeverisë mund të jetë marrë për të ‘zyrtarizuar’ Bashën si pjesë e personaliteteve që do të mbrohen nga Garda.

Kujtojmë se Lulzim Basha prej muajit shtator është në qendër të përplasjeve brenda kampit të Partisë Demokratike, që pas vendimit për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD, pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA.  

Që prej atij vendimi, PD është ndarë në dy kampe, pro Bashës dhe pro Berishës.

Kujtojmë se Berisha ka nisur një lëvizje në bazën demokrate duke kërkuar thirrjen e forumeve më të lartë të partisë për t’u shprehur për vendimin që e la atë jashtë grupit parlamentar, ndërsa Basha i tregoi kufirin kur u shpreh se “sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur”.

Po ashtu, Berisha e akuzon Bashën edhe për pazare me Edi Ramën, ndërsa e cilëson shpesh edhe si ‘peng’ i kryeministrit.

Të fundit