Flash News

E SHPJEGUAR

Parlamenti i ri/ Nëse Meta nuk e dekreton në shtator, Kuvendi do të vetëmblidhet. Si parashikohet në Kushtetutë

Parlamenti i ri/ Nëse Meta nuk e dekreton në shtator, Kuvendi do

Në ditët e para të shtatorit pritet të mblidhet Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Që Kuvendi i ri të zyrtarizohet, fillimisht ai duhet të dekretohet nga presidenti i vendit. Megjithatë, shumë pikëpyetje janë ngritur në lidhje me faktin se presidenti Meta mund të bëhet pengesë, sidomos pas shkarkimit të tij nga parlamenti në 9 qershor me 104 vota, pak ditë pas zgjedhjeve ku PS doli fituese me 74 mandate.

Ndërkohë, Meta ka thënë se nuk do të njohë asnjë veprimtari të një kuvendi “njëpartiak” dhe se do të ushtrojë detyrën e tij deri më 24 korrik të vitit 2022.

Çfarë parashikon Kushtetuta

Sipas Kushtetutës, në nenin 67 parashikohet që Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati.

Kur Kuvendi paraardhës është shpërndarë para mbarimit të mandatit, Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e ri jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.

Kushtetuta parashikon se në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë, Kuvendi vetëmblidhet në ditën e dhjetë të afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni”.

Parlamenti i ri/ Nëse Meta nuk e dekreton në shtator, Kuvendi do

Po ashtu, mbetet për t’u parë se kush do të jetë drejtuesi i ri i Kuvendit të Shqipërisë, pasi Gramoz Ruçi deklaroi largimin e tij nga politika gjatë fjalës së mbajti në Kongresin e Partisë Socialiste në 12 qershor.

Po ashtu, nuk ka asnjë informacion mbi përbërjen e re të kabinetit të qeverisë ‘Rama 3’.

Të fundit