Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pse u tërhoq Rama nga kërkesa ndaj SPAK për të vënë para drejtësisë Metën dhe Berishën

Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë të posaçme, në krah me ministrin e Drejtësisë për të shpjeguar se thirrjet e njëpasnjëshme nga forumet më të larta të partisë që drejton SPAK-ut, nuk janë për t’i bërë presion kësaj strukture të pavarur.
“E gjithë Shqipëria po pret ta shohë para drejtësisë Ilir Metën” u shpreh Rama të shtunën që kaloi në Asamblenë e PS.
Po ashtu Kryeministri qartëson se kërkesa për të nisur një hetim për ish-Kryeministrin Berisha nuk janë thirrje për t’i vendosur prangat, por për të zbardhur akuzat mbi të cilat DASH e shpalli non grata.
“Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-Presidenti dhe një ish-Kryeministri të shpallur non grata nga SHBA me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejtpërdrejtë me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi dhe ta bësh këtë, thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht në deklaratë se institucionet e këtij vendi duhet të bëjnë punën e tyre.
Dhe që të jemi shumë të qartë, unë nuk kam kërkuar dhe askush nuk ka kërkuar dënim, por hetim. Dënimin nuk e vendosim ne, por të hetohet një çështje që është gur në qafë për të gjithë Shqipërinë dhe nuk është çështje e një personi, është domosdoshmëri. Dhe që të hetohet deri në fund për një drejtësi të pavarur. Kjo drejtësi e pavarur duhet të çlirohet nga cdo kompleks i të kaluarës”, u shpreh Rama.
Mesazhi i Yuri Kim
“Reforma në drejtësi do të jetë e suksesshme kur të mos mendojmë se është e përshtatshme kur drejtuesit politikë në pushtet ose jo të thonë se drejtësia shërben se kur tjetri shkon në burg apo që drejtësia nuk jepet kur nga ana ime përfundon në burg”, ishte reagimi i para pak ditësh i ambasadores amerikane në Shqipëri lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, por ky i fundit ka patur një përgjigje për të.
“Unë jam shumë dakord me këtë, jam pikë për pikë dakord me këtë, thjesht adresa është gabim sepse nuk jam unë ky që them që këtu drejtësia po gabon sepse po vjen nga ana ime, unë po them të kundërtën se ashtu si po vjen në anën tonë, të shkon në çdo anë. Ne duam një drejtësi 360 gradë, nuk duam një drejtësi të pjesshme dhe të njëanshme.
Unë jam shumë dakord me ambasadoren amerikane. Flas për ndërhyrje, për presion, këtë nuk ma thotë mua dot askush në asnjë gjuhë, fare. Siç mua nuk më thotë dot askush që unë ndërhyj në punët e shtypit apo që këtu ka problem me shtypin, nuk i pranoj fare zero. Le ta shkruajnë, nuk më intereson fare, unë them timen, pastaj të tjerët le ta gjykojnë”, tha Rama.
Berisha i përgjigjet Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur po sot deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku kërkoi nga SPAK për të disatën herë hetimin e Berishës pas shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA.
Në një konferencë për mediet, Berisha u shpreh se Rama po mundohet të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve nga kriza përballë së cilës gjenden, duke sulmuar kundërshtarët e tij politikë dhe sistemin e drejtësisë.
"Prej disa javësh kreu i organizatës kriminale të inceneratorëve në një panik të jashtëzakonshëm merret me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politikë. Shkaqet janë madhore, Edi Rama beson se me këto qëndrime të cilat shëmbëllejnë apo janë të denja për Korenë e Veriut, apo regjimin e etërve të tij ka disa synime. Më së pari, të tërheqë vëmendjen e qytetarëve shqiptarë, të cilët po përballen me vështirësi shumë të mëdha në jetën e përditshme për shkak të kësaj qeverie, e cila me firmë e vulë vjedh vjedh e vetëm vjedh. Krijon vetëm mekanizma vjedhje. Dje unë po kontrolloja të dhënat, rezultonte se nga 2014 deri më sot, indeksi i cmimit të ushqimeve është rritur 100%. Unë ju jap një të dhënë, shumica e familjeve shqiptare, shpenzojnë mbi 50 % të të ardhurave vetëm për ushqime. Rritet cdo javë e cdo muaj në këtë vend, në një kohë kur kryeministri e ministrat e tij vijojnë të vjedhin e shpërdorojnë pronat publike", tha Berisha.
Reagimi i Kryemadhit
Dy ditë më parë, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili i kërkoi SPAK të hetojë presidentin Ilir Meta.
Në Report tv, Kryemadhi tha se i vjen për të qeshur nga ajo fjali e kreut të qeverisë. Ajo shtoi se nëse ka një politikan në Shqipëri që është përballur me drejtësinë gjithmonë, ai është Ilir Meta.
Po çfarë më tremb, më bën të qesh. Në qoftë se ka politikan në Shqipëri që është përballur me drejtësinë gjithmonë e kujtdo ka qenë drejtësia. Ilir Metës i është heq imuniteti në 1992, ja ka hequr Sali Berisha, pse doli në mbrojtje të punëtorëve të fabrikës së Poliçanit dhe shpëtoi policët të cilët populli i kishte marrë peng. Dhe e shiti Partia Socialiste sepse Fatos Nano mendonte që po të fusin Ilir Metën në burg nuk do të merren më me mua”, u shpreh Kryemadhi
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38