Flash News
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës
Starton sot Giro D’Italia, ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë nga ora 13:00-18:00
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
Regjistrimi i PD në zgjedhje, çfarë fshihet pas afatit 48-orësh nga KQZ ndaj palës së Alibeajt
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i la 48 orë kohë për plotësimin e dokumentacionit përfaqësuesit të drejtuesit të deleguar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit nën emrin e subjektit Partia Demokratike.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i la këtë afat për të saktësuar çështjen e Autorizimit, pasi sipas dokumenteve të gjykatës, rezulton se kryetar i PD-së është ende Lulzim Basha, ndonëse ky i fundit dha dorëheqjen një vit më parë.
Sipas tij, kërkesa e paraqitur nga Alibeaj bazohet në ligjin për partitë politike dhe në regjistrimet e gjykatës së Tiranës, ku sipas ligjit partia përfaqësohet nga kryetari i saj. Ai sqaroi më tej se deklarata solemne duhet të nënshkruhen nga kryetari i partisë, pra Lulzim Basha në këtë rast dhe jo nga drejtuesi i deleguar, Enkelejd Alibeaj.
Kjo kërkesë e KQZ ngre automatikisht pyetjen nëse Lulzim Basha ‘heq dorë’ nga dorëheqja e tij, për t’u rikthyer si kryetar i PD?
Në dosjen e dokumentacionit të kësaj force politike përfshihet edhe një “deklaratë e angazhimit solemn e kryetarit të partisë politike’, që rezulton të jetë firmosur nga Enkelejd Alibeajt.

Gjasat janë që grupimi i Bashës të shkojë sërish me të njëjtin dokument të firmosur nga Alibeaj me pretendimin se Basha ka dhënë dorëheqjen dhe më pas do të jetë në dorë të Celibashit nëse do ta pranojë apo jo argumentin e tyre.
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume tha sot në Neës24 se ligji parashikon se ‘nëse nuk do të depozitohet kjo deklaratë e firmosur nga Basha, vendimi i KQZ-së do të jetë që të mos regjistrojë në zgjedhje PD-së”.
“Nuk e di se çfarë do të bëjë Basha, por di të them që është kërkesë e ligjit që kuptohet: Nëse nuk do të depozitohet kjo deklaratë e firmosur nga Basha, vendimi i Celibashi do të jetë që të mos regjistrojë në zgjedhje PD. Këto duhen bërë brenda këtyre 5-6 ditëve”, tha Kume.
Nga ana tjetër, deputeti Gazment Bardhi konfirmoi në një reagim në Tëitter se dokumentacionin është i plotë dhe se nuk do të çojnë asnjë shtesë, pavarësisht kërkesës së KQZ.
“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!”, shkroi ai.
Basha ia ka deleguar funksionet drejtuese të partisë kryetarit të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, ndërsa të dy palët kanë zhvilluar kongrese për të zotëruar përfaqësimin e partisë, dokumente të cilat tani janë ende në gjykatë.
Kujtojmë se pak ditë më parë Apeli ktheu për rigjykim në shkallën e parë çështjen e përfaqësimit të Partisë Demokratike, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm, që njihte ish kryeministrin Berisha si kryetar të kësaj partie.
Të fundit

Mustafaj: Krenar për fushatën e denjë të PD
9 Maj 2025, 11:22
Dështon sërish konstituimi, Kosova ende pa Kuvend të ri
9 Maj 2025, 11:06





"Vota nuk ka çmim", ambasada e SHBA në Tiranë 'shuplakë' Ramës
9 Maj 2025, 10:06

Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy të rinj
9 Maj 2025, 09:45


Ja pse nuk duhet të votosh më Partinë Socialiste pas 12 viteve qeverisje
9 Maj 2025, 09:08




Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
9 Maj 2025, 08:19
Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës
9 Maj 2025, 08:13
3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht
9 Maj 2025, 08:05



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16


