Flash News

E SHPJEGUAR

“Është dikush tjetër, ia bën mu”, a po shigjeton Basha-Metën si mbështetës të Berishës për t’i marrë ‘frenat’ e PD

“Është dikush tjetër, ia bën mu”, a po shigjeton

Kreu i Partisë Demokratike mesditën e së shtunës thirri një bashkëbisedim me gazetarët, ndërsa në fokus ishin tensionet në parti, pas vendimit për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Gjatë fjalës së tij, i pyetur nga gazetarët për akuzat e Berishës ndaj tij, por edhe lidhur me pikëpyetjet e ngritura pasi PD ka propozuar vetting për politikanët në kulmin e sherrnajës brenda PD, Basha përmendi ndër të tjera se veç Ramës dhe Berishës, ‘dikush’ tjetër kërkon ta shohë atë larg karriges së kryetarit.

Basha nuk përmendi emra, por lindin dyshimet se po shënjestron presidentin, ish kreun e LSI, Ilir Meta.

Unë nuk  i jam përgjigjur siç kam thënë dhe nuk kam ndërmend t’i përgjigjem gënjeshtrave flagrante që thuhen kundër meje dhe pastaj amplifikohen nga një makineri e tërë që është vënë në lëvizje për këtë punë, ku aksioner të fshehtë është dhe Edi Rama dhe dikush tjetër se ia bëjnë mu, e shohin të gjithë shqiptarët, sepse nuk është stili im në radhë të parë, nuk është rruga ime dhe nuk i shërben as demokratëve as Shqipërisë.

Vendimi im ka qenë vendim i një lidershipi të përgjegjshëm ndaj demokratëve, vendim që nuk mund të shmangej, vendim që duhet ta merrja dhe jo të hiqesha mënjanë dhe të shikoja PD të zhytej në humnerë.

Ky vendim është vendim i marrë. Është vendim i marrë jo për mua, për demokratët , është vendim që i qëndroj 100%”, tha Basha ndër të tjera.

Teksa ishte duke folur për reformën në drejtësi, Basha theksoi se merita për miratimin e ligjeve kryesore të saj, siç ishte për shembull ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme i takon Partisë Demokratike dhe jo presidentit Meta.

Nëse ka një ligj që kaloi me votat tona nga 7 ligjet, është ligji për SPAK-un dhe BKH-në. Kjo për arsye sepse SHBA-të, ndryshe nga Romana Vlahutin, insistuan që amendamentet tona të përfshiheshin në ligjin e SPAK-ut dhe të BKH-së.

Dhe problemet që shikoni sot në të gjithë aspektet e tjera që mbulojnë 6 ligjet e tjera që kaluan me votat Rama-Meta në atë kohë, janë pikërisht rezultat i injorimit të amendamenteve të Partisë Demokratike.

Pra, reforma ka kaluar me 140 vota, përfshirë dhe votën e Sali Berishës, dhe ligji për SPAK-un ka kaluar me votat tona me gjithë votat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike”, tha Basha kur u pyet se a i qëndroni fjalës së tij ku ka thënë më parë se SPAK është i kapur nga qeveria.  

Kujtojmë se krisja e PD me LSI, ish partinë e drejtuar nga Meta është vënë re qysh pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Madje, pak ditë më parë nënkryetari Petrit Vasili teksa komentoi 3 amendamentet e depozituara së fundmi nga PD në Kuvend tha se nisma është vetëm e PD.

Duke u ndalur te reforma territoriale, Vasili u shpreh i habitur me propozimet e PD, duke kujtuar kohën kur ajo kundërshtoi reformën e mbështetur nga LSI. 

 Ndërkohë, në emisionin Politiko të Alfred Lelës në Top Neës sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari deklaronte se LSI u la e vetme nga bashkëpunëtorët e të qenit opozitë në fushatën e 25 prillit, ndërsa e akuzon PD bashkë me PS për ushtrim presioni ndaj LSI.

Çdo parti vendos strategjinë e vet. nuk përcaktohet për 4-5 muaj opozitë të qenit frontal. Do kuptojmë brenda dhjetorit të kuptojmë strategjinë e LSI. Të rinjtë u përballën me armatën e një pushteti që ishin të lënë të vetëm nga bashkëpunëtorët e të qenit opozitë.

Ne jemi forcë e sakrificës. LSI ka mbajt mbi supe ndonjë negativitet, për shkak të presionit të madh të dy forcave”, deklaronte Braimllari.

Të fundit