Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shteti i ndërtimeve pa leje kërkon fajtor… përveç vetes! Rama bën "kokë turku" policinë bashkiake

Masa drastike, “listë e zezë” dhe paralajmërime të forta lëshoi sot kryeministri Rama nga takimi me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe drejtorët e bashkisë në kryeqytet, teksa foli për procesin e legalizimit dhe ndërtimet.
Rama i quajti “bashkëfajtorë” të gjithë ata që nuk kanë denoncuar ndërtimet pa leje kur kanë “lulëzuar në sy të të gjithëve”, por jo të kryeministrit. Sikundër është mësuar që përgjegjësinë ta kthejë në vetjake e jo kolektive, këtë herë Ramë vuri në shënjestër policinë bashkiake.
“Ndërtimet pa leje me javë e me muaj, në sy të të gjithëve dhe askush nuk i denoncon, kjo është bashkëfajësi, dhe për këtë do të ketë masa penale. Njerëzit që përfaqësojnë shtetin nuk mund të luajnë me dy porta në këtë farë mënyre. Policia e shtetit nuk ka për detyrë të merret me lejet e ndërtimit apo me kontrollet e tyre, por do të ketë detyrimin të informohet nëse ka apo jo leje ndërtimi, kaq. Nëse po respektohet leja, është çështje e policisë bashkiake. Ata janë përgjegjës për aktet e kontrollit, të cilat në shumë raste janë të gjitha për ndjekje penale, sepse firmosen sipas qejfi”, deklaroi kryeministri.
Pra, Rama i godet në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturat bashkiake të kontrollit të territorit, teksa i paraqet si hallka të korruptuara që lejojnë ose mbështesin ndërtimet pa leje, duke përjashtuar Policinë e Shtetit.
Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit që flet për “lojë me dy porta”, duhet të theksojmë se është vetë shteti ai që luan me dy porta dhe ka disa arsye se pse ngrihet pyetja: Po Rama, a ka qenë me sy mbyllur gjithë këto vite, apo është pjesë e lojës?
Mungesa e shtetit në terren
Kur ndërtimet pa leje ngrihen javë pas jave, mu në mes të qyteteve, para syve të bashkive, të policisë, të zyrave të urbanistikës, lind një pyetje e thjeshtë: ku është shteti? Nëse ndërtohet lirshëm dhe pa frikë, kjo nuk ndodh sepse shkelësit janë të padukshëm, por sepse institucionet janë të pafuqishme ose të heshtura. Deklaratat e Ramës për masa penale tingëllojnë si teatrale në një vend ku gjithçka ka ndodhur haptazi, dhe askush nuk është ndëshkuar.
Tolerimi selektiv dhe klientelizmi
Shumë ndërtime pa leje nuk janë bërë nga qytetarë të thjeshtë që kërkojnë një shtesë mbi banesë, por nga ndërtues të lidhur me pushtetin, të cilët kanë ndjerë sigurinë për të shkelur ligjin sepse janë të “mbrojtur”. Lejet e heshtura, toleranca për të fortët dhe selektiviteti në ndërhyrje, janë kthyer në rregull loje. Deklarata e Ramës nuk i përmend emrat që duhet t’i përmendë – ndërtuesit e paprekshëm që ndërtojnë mbi ligjin.
Shteti “me satelitë” që nuk sheh pallatet
Qeveria është krenuar për "monitorimin satelitor" të territorit dhe për digitalizimin e kontrollit të ndërtimit. Por ndërkohë që një fermer në fshat penalizohet për një kasolle, pallate pa leje ngrihen në qendrat urbane pa u shqetësuar askush. Ironikisht, satelitët shohin gjithçka, përveç asaj që ndodhet përballë syve të pushtetit. Në këtë realitet, teknologjia është propagandë dhe jo mjet i ligjit.
Përgjegjësia direkte e pushtetit vendor
Në shumicën e bashkive të vendit, pushteti vendor është në dorë të Partisë Socialiste. Nëse ndërtimet pa leje janë bërë në heshtje dhe pa kontroll, kjo është përgjegjësi direkte e atyre që drejtojnë bashkitë dhe zyrat vendore të urbanistikës. Rama nuk po godet abuzuesit, por realisht po shfajëson të vetët, duke shmangur përgjegjësinë që bie mbi strukturat e tij lokale. “Shkeljet janë në sy të të gjithëve” – përveç syve të partisë.
Drejtësia selektive dhe mungesa e ndëshkimit
Qytetarët e thjeshtë shembin muret me duart e tyre kur marrin një paralajmërim për ndonjë shtesë pa leje, ndërsa vila dhe pallate të mëdhenj që ndërtohen në kundërshtim me ligjin nuk preken. Kjo drejtësi me dy standarde ka krijuar një hendek mes qytetarit të zakonshëm dhe të fortit me lidhje. Në këtë klimë, Rama flet për penalizime, por qytetarët nuk shohin askënd me pushtet që dënohet – vetëm të vegjël që përdoren si shembuj për kamerat./ Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38