Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Tallava mediatike për favore”, si ndryshoi retorika e Ramës ndaj TCH dhe gënjeshtra për media të lirë

“Nuk ka mundësi e shans të dalë dikush nga Top Channel qofshin pronarë apo gazetarë të thotë që në një sekondë të ketë ndjerë që qeveria t’i ketë ushtruar presion apo polemikën ta ketë parë në një polemikë të përkthyer në veprim”.
Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Edi Rama dje teksa komentoi sulmin me armë ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola. Rama mohoi që të ketë ushtruar presion jo vetëm ndaj TCH, por edhe ndaj mediave të tjera duke argumentuar se sot mediat dhe gazetarët janë më të lirë së kurrë.
“Kjo nuk është një ngjarje e radhës, është një nga ato ngjarje që ndodhin si rrufe në qiell të pastër dhe nuk përbën vazhdimësi, kjo është diçka e lidhur drejtpërdrejtë me Top Channel, qeveria ka qenë një ndër shënjestrat e Top Channel dhe jam sot këtu e ajo çfarë mund të them është se nuk ka mundësi e shans të dalë dikush nga Top Channel qofshin pronarë apo gazetarë të thotë që në një sekondë të ketë ndjerë që qeveria t’i ketë ushtruar presion apo polemikën ta ketë parë në një polemikë të përkthyer në veprim. Që serioziteti i kësaj çështje është kaq i madh është dhe ju siguroj që e kuptoj dhe ndjej shumë thellë këtë goditje dhe do bëjmë çmos të gjejmë autorët, i them individëve që janë pjesë e këtij institucioni të vazhdojnë kryelartë misionin e tyre”, deklaroi Rama.
Madje Rama u shpreh edhe që qeveria e tij nuk ka ndërhyrë kurrë në asnjë milimetër të lirisë së medias. “Unë dhe qeveria që unë drejtoj nuk kanë ndërhyrë kurrë në asnjë milimetër të lirisë së medias”, vijoi kryeministri.
Por, ajo çka Rama deklaron sot nuk përputhen me retorikën e përdorur kundrejt Top Channel, kur ky i fundit filloi “të godiste” qeverinë duke filluar nga të pastrehët e tërmetit të 26 Nëntorit, tek emigrimi masiv i të rinjve, e deri te sulmi kibernetik iranian që paralizoi sistemin digjital të Shqipërisë.
Kronikat antiqveritare të Top-it
Televizioni kombëtar nisi papritur “t’i qepej” qeverisë me skandale e afera duke transmetuar një sërë kronikash që godisnin qeverinë Rama.
Top Channel u fokusua tek emigracioni masiv i të rinjve me një kronikë me titullin “Një në tre shqiptarë iku nga Shqipëria”. Kronikat vijuan me “Kryeministri merr ‘peng’ diplomat”, “Të pastrehët e tërmetit”, “Hakerat kërkojnë 30 mln dollarë. Virusi ka shkatërruar të dhënat online të institucioneve”.

Një kronikë e fortë për qeverinë ishte edhe raporti për Demokracinë i cili e poziciononte Shqipërinë me shumë vende në rënie. Top Channel asokohe, zgjodhi t’i transmetonte gjetjet e raportit duke e përkufizuar si “Shqipëria drejt autokracisë”.

Rama reagon me gjuhë të ashpër ndaj Top Channel
Gjuha e Ramës kundrejt TCH ishte mjaft e ashpër. Kryeministri, siç bën gjithmonë, zgjodhi që kritikat ndaj televizionit për kronikat antiqeveritare, t’i jepte përmes Twitter-it.
Rama i konsideroi një “tallava mediatike” akuzat se hakerat iranianë i kishin kërkuar qeverisë 30 milionë dollarë me qëllim që t’i jepnin fund “grabitjes” së të dhënave institucionale dhe qytetare.
Kronikës për ermigracionin e paligjshëm masiv të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, Rama e quajti një “lajm të rremë për favore të paligjshme”.
“Shumëkush ka mbetur i çuditur këtë të dielë kur ka parë një tëitter të kryeministrit i cili akuzonte një televizion kombëtar për përfitime të paligjshme. Sipas Ramës prej këtij ekrani dezinformohej për të ngritur njerëz kundër qeverisë. “700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”. “7 punonjës në ditë ikin nga policia”. ”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë!Arsyeja? Duan favore të paligjshme”, shkroi Rama asokohe në Twitter.

Pas disa kohësh, u vu re që TCH iu rikthye normalitet dhe nuk pati më kronika që sulmonin apo godisnin qeverinë. Një prej tyre, ishte raporti për demokracinë, që kësaj here TCH raportonte se Shqipëria nuk po shkonte më drejt autokracisë, por kishte bërë ndjeshëm përmirësim.

Rama bie ndesh me raportin e DASH
Kryeministri konsideroi se regjimi i tij është treguar “zemërmirë” me mediat dhe gazetarët kur tha se media nuk ka qenë kurrë më e lirë se sot. Mirëpo, Rama harron raportin e fundit të Departamentit të Shtetit (DASH), i cili theksonte qartazi mungesën e lirisë së medias dhe censurën që i faturohej gazetarëve.
Sipas raportit, vëzhguesit pohojnë se “qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”.
Ka media të lira dhe një përhapje të madhe të organeve të medias, veçanërisht në internet, që përfaqësojnë një spektër të gjerë pikëpamjesh pa përgjegjësi, shpesh pa e atribuar informacionin.
“Megjithatë, janë të pakta mediat e pavarura, pasi shumica e mediave janë në pronësi të biznesmenëve me peshë që kanë interesa të mëdha, të cilët përdorin mediat e tyre për të avancuar interesat e tyre, përfshirë përfitimin dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë politike”, thuhet në raport.
Po ashtu DASH nënvizonte se ka pasur raporte të besueshme sipas së cilave, përfaqësuesit e lartë të mediave përdornin organet e tyre për të ushtruar shantazh ndaj bizneseve, duke i kërcënuar ato me pasqyrim negativ.
“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensurë”, thuhet në raport.
Megjithatë, kryeministri bën “një sy qorr e një vesh shurdh” kur bëhet fjalë për kritikat ndaj qeverisë së tij.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38